Një sipërfaqe e madhe me pisha dhe shkurre në Krastë të Krujës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Klan News raporton se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Vatra e zjarrit po mbahet nën kontroll dhe nuk rrezikon përhapjen e flakëve.
Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i kanë bërë thirrje pushtetit vendor për më shumë angazhim gjatë këtij sezoni veror, për shkak edhe të temperaturave të nxehta që priten në ditët në vijim, të angazhojnë veç forcave zjarrfikëse të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor. Po ashtu u bëhet thirrje për një angazhim në kohë edhe vullnetarëve dhe banorëve të zonave, të cilët duhet të raportojnë pa vonesë vatrat e zjarrit.
/a.r