• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të 3 në club duke festuar/ FOTO e Brilant Martinaj dhe dy djemve të Fushë-Kuqes që u ekzekutuan me 50 plumba

by Java News
18/07/2022 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, mbetën të vdekur pasditen e djeshme pasi makinës me të cilin ata udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ju zu pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash. Fatkeqësisht, të tre të rinjtë ndërruan jetë në vend.

Newsbomb.al siguron një foto ekskluzive të tre djemve nga Fushë-Kuqa, të cilët u vranë jo shumë larg shtëpisë. Besmir Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj shihen në club duke festuar. Ata ishin miq dhe njëherësh fqinj në fshatin e Fushë-Kuqes.

Pak momente pas ekzekutimit në mbikalimin e autostradës, në një distancë rreth 3 km nga vendngjarja, në fshatin Larushk banorët njoftuan Policinë për një makinë që po digjej. Ajo u përkiste autorëve dhe brenda saj u gjetën katër armë zjarri automatike.

Tre të rinjtë nga Fushë-Kuqa që shikoni dhe në foton e mëposhtme, Besmir Hoxha (i pari nga e majta), Diklen Vata (në qendër) dhe Brilant Martinaj (në të djathtë), ndërruan jetë në mënyrë tragjike. Ata kishin konsumuar kafe të tre bashkë në Rinas dhe ishin nisur drejt shtëpisë, por rruga ju pre në mes nga plumbat.

Dinamika e vrasjes së Brilant Martinaj dhe dy shokëve të tij

Paraprakisht, grupi hetimit dyshon se autorët kanë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën. Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Një nga autorët ka qenë shofer dhe rezulton të mos ketë qëlluar, pasi në makinën e djegur në larushk u gjet dhe një armë zjarri automatike që nuk kishte bërë asnjë qitje. Mjetit i është pritë dhe më pas është qëlluar me breshëri, duke derdhur më shumë se 50 plumba, shkruan newsbomb.al.

Shoferi Besmir Hoxha dhe pasagjeri i parë, Brilant Martinaj ndërruan jetë në vend.  I treti, Diklen Vata që qëndronte në sediljen e pasme u plagos por mundi të dilte nga “Volkswagen Passati” dhe të bënte disa metra.

Autorët e kanë parë dhe i kanë shkuar pas, duke e qëlluar përsëri derisa e lanë të vdekur krah karrexhatës së rrugës. Vata u identifikua i pari nga Policia, ndërsa dy trupat e tjerë disa orë më vonë. Makina shpërtheu në flakë dhe Besmir Hoxha e Brilant Martinaj u dogjën në pjesën më të madhe të trupi./newsbomb

Pamje nga vendi i ngjarjes, mbikalimi i Fushë Krujës

Nuk është e qartë ende nëse mjeti ka marrë zjarr si pasojë e plumbave, apo autorët e kanë spërkatur atë qëllimisht me lëndë djegëse, shkruan newsbomb.al. Deri tani për ngjarjen janë shoqëruar të paktën 10 persona, ndërkohë që FNSH dhe Forcat Speciale RENEA kanë nisur prej pasdites së djeshme një kontroll intensiv në zonën e Fushë Krujës.

Në vendngjarje dje ka shkuar dhe vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka lënë porosi që të mblidhen të gjitha provat dhe të bëhet një hetim i thelluar për të çuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

g.kosovari

Next Post
Tenderi i sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK

Tenderi i sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com