Zjarr i madh në afërsi të varrezave të Elbasanit, flakët i afrohen dhe banesave

Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit.

Zjarri i madh sipas informacioneve paraprake dhe raportimit të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, po i afrohen edhe banesave të zonës.

Para se vatra të bëhet më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre.

Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com