Zinedine Zidane është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin 1:1 me Tottenhamin.
Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Tottenhamin në Santiago Bernabeu, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Zinedine Zidane thotë se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës, por insiston se ata gjithnjë duan më shumë.
“Jam i lumtur me rezultatin, por ne gjithnjë kemi dashur të fitojmë, kishim rastet, por kishim kundër një portier të mirë, ashtu sikurse edhe i joni”, tha Zidane gjatë konferencës për media.
“Skuadra ka luajtur shumë mirë, por pas të gjitha atyre rasteve të pashfrytëzuara, rezultati është logjik”.Reali pas dy javësh do të luaj sërish ndaj Tottenamit, por në Londër, përgatiti ”Express”. (b.an)