• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhyljen Varfaj largohet për arsye shëndetësore? Bashkia Durrës mohon dorëheqjen e kryetarit

by Java News
04/03/2020 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e qytetit bregdetar ka mohuar raportet në media për dorëheqjen e kryetarit, Zhyljen Varfaj për arsyet shëndetësore.

Kryetari i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj vijon të jetë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar, pavarësisht informacioneve që qarkulluan në media një ditë më parë, duke aluduar për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij.

“Kryetari i bashkisë vijon të jetë në detyrë dhe nuk ka asnjë vendim për dorëheqjen e tij”, tha për BIRN një zëdhënës i bashkisë.

Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas tërmetit vdekjeprurës që la 51 viktima dhe qindra të plagosur. Dorëheqja e Sakos u shoqërua më një valë largimesh në bashkinë e Durrësit.

Nënkryetarja Etleva Kondi dhe drejtoresha e kabinetit, Keli Kërtusha dhanë dorëheqjen pas Sakos. Kërtusha u zëvendësua në janar nga Rovena Rozhani, deri në atë kohë zëdhënëse për mediat në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Dorëheqja tjetër ishte ajo e Drita Zenelit, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, që e la postin të lirë deri në zgjedhjen e drejtoreshës së re, Stela Shkarpa, e cila po ashtu dha dorëheqjen dhe drejtoria mbeti pa drejtues deri në zgjedhjen e Patriot Beqarajt në shkurt të këtij viti.

Adhurim Qehajaj, i cili prej 10 vitesh mbante postin e kreut të urbanistikës në bashkinë e Durrësit dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Dorina Isufi, që mbante të njëjtin post në bashkinë Shijak.

Lëvizjet e fundit në bashki erdhën rreth një javë më parë, kur drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Punëve Publike, Emiriana Sako, u emërua në postin e nënkryetares së bashkisë – pjesë e së cilës është prej vitit 2009.

Aktualisht në Bashkinë Durrës mbetet i lirë posti i drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Punëve Publike dhe i drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Ligjore, Arsimit dhe Kulturës dhe Burimeve Njerëzore.

Këtë post deri në janar e mbante Dalina Bucaj, e cila u zgjodh në krye të Tatimeve Durrës, një post që drejtohej nga ish-kryetarja Valbona Sako deri kur vendosi të kandidonte për postin e kryebashiakes së Durrësit në 30 qershor 2019.

Next Post
Kush do bëjë vlerësimin e burimit të të ardhurave? Denaj sqaron si do funksionojë amnistia fiskale

Kush do bëjë vlerësimin e burimit të të ardhurave? Denaj sqaron si do funksionojë amnistia fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com