• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futbollit!

by A. Q
23/10/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani është zyrtare, Ravenna bën të ditur kthimin në fushën e lojës të Ronaldinhos, tashmë në moshën 46 vjeçare.

Që nga momenti kur u bë e ditur kthimi i një prej lojtarëve më spektakolarë në fushën e lojës, kurioziteti për të duke parë edhe moshën e tij është rritur ndjeshëm dhe tani ka një datë për ta riparë atë në fushën e lojës.

‘E gjithë bota e futbollit besonte se ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por ne mund të bëjmë të ditur zyrtarisht një rikthim të madh. Atë të magjisë, të buzëqeshjes, të një talenti që është në gjendje të bëjë për vete breza tifozësh përtej ngjyrave dhe besimit futbollistik. Ravenna FC njofton se Ronaldinho do të kthehet në fushë në një ndeshje zyrtare të kampionatit në 15 nëntor në orën 17:30 në stadiumin ‘Bruno Benelli’. Kampioni brazilian do t’iu bashkohet shokëve të skuadrës me fanellën verdhekuqe për një sfidë që e bën këtë moment akoma më special; derbi Ravenna–Forlì’, theksohet në komunikatën e klubit të Ravennës

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit u tërhoq nga futbolli në 2018 edhe pse ndeshja e fundit zyrtare e tij ishte në 29 nëntor të 2015 pas mbylljës së eksperiencës së tij me Fluminensen.

Fitues i Topit të Artë në 2005, Ronaldinho me Brazilin (97 ndeshje e 33 gola) fitoi Botërorin 2002 dhe Copa America në 1999. Fillimi i karrierës së tij është me Gremion në 1998, por filloi të bëhej i njohur në 2001 me Paris Saint Germainin. Tre sezonet e kaluara prej tij me klubin parizien e. bindën Barcelonën që të investojë te ai. Dhe ishte pikërisht te skuadra katalanase që u shndërrua në një futbollist të madh duke fituar edhe një Ligë Kampionesh  dhe dy Superkupa të Spanjës. Në 2008 ai u transferua te Milani me të cilin zhvilloi 95 ndeshje duke shënuar 26 gola për të mbyllur karrierën në Brazil ku u aktivizua me Flamengon, Atletico Mineiro, Queretaro(në Meksikë) dhe Fluminensen.

Në 23 qershor nënshkroi me Ravennën, operacion komercial që e bën 46 vjeçarin imazhin e skuadrës por që do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e 15 nëntorit dhe tani të gjithë mezi presin të shohin edhe një herë të fundit, spektaklin e Ronaldinhos.

 

Next Post
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

October 24, 2026
Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

October 24, 2026
Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

Nga lokalet e natës te shtëpitë publike, goditet organizata kriminale shqiptare në Londër! 10 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë (DETAJET)

October 24, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

“Qori, Lapaj dhe Shehaj janë pjesë e Antifa”- Beqiri: Protestë antishqiptare, s’duan integrimin! “Grupi i zjarrit” i Saliut, nga Maqedonia e Veriut…

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

Protesta në Tiranë, militantët e PD nga qarqet Vlorë dhe Korçë nisen drejt kryeqytetit!

October 24, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani i mbyll Gjirin Persik SHBA-së: Trump duhet të ëndërrojë të shohë forcat e armatosura të hyjnë në këtë zonë!

October 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Po tentohet të destabilizohet vendi!”- Analisti paralajmëron: Dhuna vjen nga organizatat radikale të majta, bashkë me qarqe ruso-iraniane!

October 24, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

“Berisha kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, me bandën e Hamasit”- Avokati: Duan ta kthejnë Shqipërinë si në ’97! Ata që kërkojnë dorëheqjen…

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In