• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillime të reja në gjyqin Partizani/ Dëshmon Ruli, ministri që me urgjencë ndoqi privatizimin! Ja bisedat me Berishën

by E B
08/06/2026 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e sotme në GJKKO, duke filluar nga ora 11, pritet të disa personazhe të rëndësishëm të dosjes së Aferës “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë. Për të dëshmuar është thirrur ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, roli i të cilit ka qenë kryesor për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Ai ka qenë aty që ditët e para që Berisha mori pushtetin në vitin 2005 dhe së bashku me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord. Një hap i rëndësishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime.

Para togave të zeza të GJKKO, Ruli do të duhet të përgjigjet se pse u desh nisja me urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Ka një moment interesant në dosjen e SPAK për aferën “Partizani” që lidhet pikërisht me mënyrën se si është bërë pagesa e privatizimit. Më 17 dhjetor 2008 në mbledhje e qeverisë Genc Ruli i lavdëron Berishës një VKM për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë. Berisha nuk ia kursen një “bravo” vartësit të tij.

Biseda, e transkriptuar në dosjen e SPAK

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.
Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.
Ruli: Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.
Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët.

Në një dëshmi të dhënë më 27 shtator 2022 në SPAK, një vit pasi të merreshin masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin, Genc Ruli shprehej se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve. I pyetur nga SPAK se nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, Genc Ruli është shprehur se person tjetër përveçse pronarëve nuk ka pasur, madje ai ka thënë se nuk e ka ditur në atë kohë që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë Jamarbër Malltezi.

Sot ish ministrit do t’i duhet të japë llogari para Gjykatës për të gjitha këto pikëpyetje. Dëshmitarë të tjerë që pritet të dëshmojnë sot në gjyqin “Partizani” janë ish drejtoresha e sporteve në Ministrinë e Sporit, Violeta Shqevi, që do të japë sqarime për ndryshimet disa herë të ligjeve, Tetis Lubonja, përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, që ka deklaruar në SPAK njohjen e vjetër me Jamarbër Malltezin. Ajo së bashku me dëshmitarin tjetër të thirrur për më 8 qershor, Altin Ceni, specialist në AKKP, ishin pjesë e grupit të punës që vlerësuan të ligjshëm kthimin e ish kompleksit “Partizani” Malltezit dhe ish pronarëve të tjerë.

I fundit i thirrur nga GJKKO më 8 qershor por jo më pak i rëndësishmi është Paro Laçi, ish drejtues i Partizanit, për të cilin në dosjen e SPAK thuhet se ka dëshmuar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Në intervista televizive Laçi ka thënë se është kërcënuar nga Berisha dhe Malltezi, e madje i kanë ofruar edhe 500 mijë euro që të mbyllte gojën për këtë çështje.

Next Post
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

July 18, 2026
“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

July 18, 2026
Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

July 18, 2026
Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

July 18, 2026
Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

July 18, 2026
Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

July 18, 2026
Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

July 18, 2026
Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In