• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhupa paraqet nismë ligjore në Kuvend: Të ashpërsohet ligji për personat që dhunojnë gazetarët

by Java News
14/02/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisa Demokratike ka dorëzuar në kuvend një propozim për ndryshimin e kodit Penal në mbrojtje të gazetarëve.

Në një prooncim për media nga Kuvendi, Zhupa kërkoi që të ashpërsohen dënimet penale në rastet e dhunimit apo kanosjes së gazetarëve apo punonjësve të medias.

Sipas saj kjo është një përpjekje në mbrojtje të fjalës së liri dhe sigurisë së gazetarëve të cilët mund të intimidohen dhe kërcënohen për shkak të detyrës së tyre.

Deklarata e deputetes Ina Zhupa:

Është nga ato raste në fakt ku projektligji prek drejtpërdrejt juve dhe punën tuaj si gazetarë, por edhe të gjithë punonjësve të medias.

Atëherë, jam këtu para jush për t’ju shpjeguar depozitimin e fundit që kam bërë në parlament. Projektligji që synon ndryshimin e kodit penal të Shqipërisë, duke rritur dënimet për ata që kanosin gazetarët, ata që dhunojnë, kanosin, apo vrasin gazetarët, duke uruar që kjo e fundit të mos ndodhë kurrë.

Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të deytrës dhe klasifikohen me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, apo ndaj mjekut.

Për shkak se edhe gazetarët sot për shkak të retorikës kundra gazetarëve që përdor Kryeministri Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazan’, duke i cilësuar mediat e kapura, duke i çuar në riedukim, duke i përdorur këto terma të cilat nxisin dhunë, urrejtje, kanë rritur edhe rastet e dhunimeve të gazetarëve.

Vetëm  ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e Report Tv, të emisionit Fiks Fare, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë.

Mos të harrojmë që punonjësit e medias, që nga reporteri, kameramanët, gazetarët të gjithë vënë edhe jetën e tyre në rrezik shpeshherë për të raportuar lajmin. Për të qenë atje ku ndoddh lajmi 24 orë. Ju e keni parë sesi kanë raportuar kolegët tuaj, por edhe ju vetë nga zonat e tërmetit, në ditët e fushatave elektorale, kudo në çdo cep sa herë që ka një ngjarje.

Dhe raportimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për emisione investigative janë të gjitha në shërbim të zbrdhjes të së vërtetës, në shërbim të interesit publik.

Dhe ky është një mision. Dhe për aq kohë sa gazetari është duke kryer një mision, dhe për këtë mision fisnik që bën ndaj qytetarëve merr edhe kërcënime, merr edhe kanosjen, merr edhe dhunimin, atëherë ashpërsia duhet të jetë maksimale.

Konkretisht unë kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës, duke futur nenin 137 me këtë paragraf: “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dërgohet me burgim nga 1-5 vjet.”

Gjithashtu ndryshimin e nenit 138 i titulluar ‘Kanosja për shkak të detyrës’, ku shtohet:”Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, fotoreporterit, operatorit, apopunonjësit të mediave për shkak të veprimtarive të tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dënohet me burgim nga 1-3 vjet.”

Këto janë dy ndryshimet që unë kam depozituar në Kuvend. Uroj shumë që si ndryshimet e tjera që kemi depozituar të shqyrtohen, sepse këto kohë jemi duke hasur vështirësi për shqyrtimin, për futjen në axhendën parlamentare, për diskutimin e tyre në komisione në mënyrë të tillë që edhe qytetarët ta dëgjojnë, por edhe deputetët të shprehin mendimet e tyre pro edhe kundër.

Ne nuk imponojmë dot kartona, nuk imponojmë dot votat, por ne kërkojmë zbatimin e rregullores. Që një projektligj që ne e depozitojmë atje të mund të shqyrtohet dhe diskutohdet për interesin publik.

Dhe uroj që ky të mos mbetet sa më gjatë në sirtaret e parlamentit, por të diskutohet dhe sigurisht të votohet pro, sepse nuk ka të bëjë as për majtas, as për djathtas, nuk të të bëjë me përqasje politike, por lidhet me një veprimtari që është shumë e rëndësishme për pushtetin e katërt me sigurinë e gazetrëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të medias.

/s.f

 

 

Next Post
Big Brother Vip/ Valbona shpërthen për herë të parë, debaton ashpër me Dean

Big Brother Vip/ Valbona shpërthen për herë të parë, debaton ashpër me Dean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In