• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhgënjimi dhe shkatërrimi

by Artur Ajazi
13/03/2025 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, sërish i zhgënjeu dhe preu në besë më besnikët, më kontributorët, më të përkushtuarit. Ai i la jashtë listave të mbyllura, i përzuri dhunshëm, i flaku si lecka nga ajo parti, e cila sot më tepër se kurrë, po shkon drejt shkatërrimit. Opozita nga sot e tutje, nuk ka më as mbështetës dinjitozë, as luftarakë që mbrojnë idealet e saj, por ka thjesht sejmenë të zhveshur nga çdo lloj vlere morale.

Sali Berisha e bëri sërish të vetën, dhe askush nuk po reagon. Ai e denigroi sërish grupimin e atyre që e mbështetën, grupimin e atyre që dolën të parët në gjoja “primaret”. Eshtë në natyrën e tij, ti presë në besë besnikët (njëlloj si E.H.) ndaj dhe nuk fiton as zgjedhje dhe as rreputacion politik tek shqiptarët. PD-ja sot nuk ka zë, nuk ka mbështetës, nuk ka liri, nuk ka demokraci të brëndshme, nuk ka emra dhe figura elitare, por ka thjesht shërbëtorë të vyer të një njeriu. E denigroi Lul Bashën, dhe ç’nuk i tha 3 vite më parë, por paskësh qenë vetë ai, Sali Berisha më i pabesi nga të gjithë, dhe personazhi kryesor i shkatërrimit të asaj partie.

Paskësh qenë pikërisht  ai, që nuk pranon as të largohet, as të ribashkohet dhe as të demokratizohet, pasi kështu siç e ka katandisur ai atë forcë politike, e ka më të lehtë ta zotërojë dhe drejtojë deri në fund të jetës. Pas 12 vitesh në “stol”, sërish Partisë Demokratike do ti duhet të rrijë në opozitë, nga shkaku i një drejtuesi aspak vizionar, që ka menduar dhe mendon vetëm për interesin e tij personal. Ai i zhgënjeu të gjithë, mbështetësit, qëndrestarët, intelektualët e mbetur, zërat realë të asaj partie, zhgënjeu ata që kishte dashur ti afronte dhe mashtronte se “me mua do të vijmë në pushtet”.

Ai i futi në primare me marifetllëk, dhe kur dolën rezultatet, i flaku ata sikur të mos kishin qenë kurrë në atë parti. Fakti është se në 34 vite, Sali Berisha veçse ka gënjyer, veçse ka mbuluar dredhitë e tij me premtime bajate, ndërsa sot ai gjendet vërtetë i braktisur nga ata që zhgënjeu. Ata sot i janë larguar atij, madje do të votojnë edhe kundër tij në 11 Maj. Ata nuk mund të punojnë dhe veprojnë ndryshe, pasi nuk mund ti japin “oksigjen”, njeriut që po shkatërron përfundimisht nga themelet PD.

Flakja nga partia e qëndrestarëve, mbetet refreni i skenarit që Berisha do të përdorë pas 11 Majit, për të justifikuar humbjen e madhe. Ai do të bëjë  “shkaktarë” të humbjes, ata që u larguan “me dëshirë” nga PD, dhe ju bashkuan partive të tjera. Ai do ti quajë ata “të shitur, tradhëtarë, mosmirënjohës, spakistë dhe ramistë”. Ai kurrë nuk do të  marrë mbi vehte përgjegjësinë e humbjes dhe zhgënjimit të atyre që i dhanë vite jete nga vetja asaj partie, të cilën Sali Berisha sot e ka çuar drejt greminës politike.

Next Post
Hungaria merr presidencën e BE në qershor: Hasani viziton nesër Budapestin për nënshkrimin e 2 marrëveshje në arsim dhe diplomaci

Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In