• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

by A R
13/03/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe Transformimin Shoqëror në Ballkanin Perëndimor: Shoqëria Civile dhe Angazhimi i Rinisë për Qëndrueshmëri Demokratike”, që u mbajt në Kolegjin e Evropës.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast mbi potencialin transformues të zgjerimit të BE-së në një kontekst të ri gjeopolitik, Ministri Hasani e vuri theksin te rëndësia parësore që BE-ja duhet t’i kushtojë pranimit të anëtarëve të rinj dhe ndërtimit të partneriteteve të forta e të qëndrueshme:

“Kjo politikë strategjike e zgjerimit e BE-së mbetet instrumenti më i mirë gjeopolitik në adresimin e kërcënimeve të sigurisë, paqartësive dhe sfidave ndaj paqes e stabilitetit. Ky diskutim është më aktual se kurrë sot në një mjedis ndërkombëtar ku mbizotërojnë tensione dhe konkurrencë gjeopolitike gjithnjë e më shumë në rritje”.

Ministri Hasani nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë e kontinentit evropian.

“Gjatë dy dekadave të fundit, argumenti ynë kryesor për integrimin në BE ka qenë të kthejmë Ballkanin Perëndimor nga “fuçi baruti” të Evropës në një ofrues sigurie. Pavarësisht progresit të ngadaltë të procesit të anëtarësimit në BE, rajoni ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Pjesa më e madhe prej nesh, janë anëtarë të NATO-s; bashkëpunimi rajonal ka nxitur pajtimin dhe sigurinë, duke u bërë një iniciativë e popullarizuar mes qytetarëve tanë, me katër nga pesë persona që besojnë se rajoni duhet të punojë së bashku për të luftuar sfidat.” u shpreh Hasani.

Për sa i përket Shqipërisë, ai cilësoi se vendi ynë në veçanti e ka orientuar në mënyrë të pandalshme veten drejt integrimit Euro-Atlantik.

“Pozita jonë strategjike në Ballkanin Perëndimor na bën një partner të vlefshëm për BE-në, veçanërisht për trajtimin e sfidave rajonale si migrimi, siguria dhe stabiliteti gjeopolitik. Integrimi më i ngushtë me BE-në do të forcojë edhe më tej bashkëpunimin tonë në këto fusha, duke avancuar interesat tona të përbashkëta”.

Ndërkohë,  Hasani në fjalën e tij vlerësoi se procesi i zgjerimit të BE-së u ofron shteteve si Shqipëria jo vetëm një rrugë për integrimin politik dhe ekonomik, por edhe për konsolidimin demokratik dhe transformimin shoqëror, ndërsa theksoi angazhimin e palëkundur të vendit tonë në rrugëtimin e tij evropian:

“Ne mbetemi të angazhuar për të mbajtur ritmin e vitit 2024: hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda vitit 2025 dhe për të bërë çdo përpjekje në përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Zgjerimi është jetik për Shqipërinë, shoqërinë e saj dhe të ardhmen e saj. Për ne, është plani i vetëm për të tashmen dhe të ardhmen. Çdo përpjekje dhe gjithë energjia jonë do të investohen për ta bërë atë një sukses për Shqipërinë dhe për atë që do të thotë për Bashkimin Evropian.” u shpreh Hasani.

Next Post
Plan perspektiv për të nxitur prodhimin e pajisjeve të gjelbra

Plan perspektiv për të nxitur prodhimin e pajisjeve të gjelbra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In