Jo gjithmonë ajo që reklamohet në faqet e shitjeve në internet është ashtu siç prezantohet dhe jo në pak raste është shumë, shumë herë më keq.
Femrat janë bërë bashkë në rrjetet sociale duke postuar zhgënjimet nga blerjet online, raporton TCH.
Fotot tregojnë për fustane, pallto, xhupa e bluza sesi ato reklamohen në faqet e shitjeve në internet dhe sesi janë në të vërtetë.
Klientet e tmerruara nga ajo që kanë marrë në vend të asaj që kanë porositur, akuzojnë për mashtrim faqet e shitjeve në internet.