Këngëtari i njohur nga Serbia, Zeljko Joksimoviç do të mbaj një koncert në Kosovë. Ai do t’i argëtoj komunitetin serbë në Mitrovicën Veriore para konvikteve të studentëve, përcjellë “Zeri.info” Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Zeljko Bojiç ka thënë për “Kontakt Plus” se me rastin e këtij organizimi do të ketë patrullime policore në vendin e koncertit si dhe në lagjet multietnike. “Me rastin e koncertit që do të mbahet të mërkurën mbrëma në “Kosovska Mitrovica” policia do të marrë masa të rrepta të sigurisë”, ka thënë ai. Bojiç, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos cenojnë sigurinë e qytetarëve të tjerë.