• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e të rinjve dhe gjetja e trupave të tyre/ Vëllai i Vilsonit dëshmitari kryesor, i transportoi me makinë ditën që u zhdukën

by Java News
09/10/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arritur të gjejë trupat e dy prej tre të rinjve, që ishin shpallur të zhdukur, prej datës 3 tetor, nga familjarët e tyre, në Malësinë e Madhe.

Trupi i Vilson Çutaj u bë shoshë nga plumbat, kurse Klement Pepaj u qëllua pas shpine.

Dëshmitari kryesor i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe mbetet Olsi Çutaj, vëllai i një prej viktimave, Vilson Çutajt.

Dyshohet se Olsi ka shoqëruar me makinë Vilsonin, Klementin dhe Danielin drejt fshatit Vrith ku u ulën në një kafe.

Aty tre të rinjtë, filluan të debatonin me njëri-tjetrin e ku më pas vendosën që të largohen në drejtim të parcelave.

Olsi nuk shkoi me ta ndërkohë që në polici ai tha se nuk kishte dijeni për parcelat me kanabis.

Pas 5 ditësh të humbur, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të vrarë me plumba në trup.

Dyshimet paraprake të hetimit janë se Danieli ka qëlluar me armë drejt Vilsonit duke e bërë shoshë. Ndërkohë dyshohet edhe se, nga frika, Danieli qëlloi dhe Klementin pas shpine pasi tentoi të ikë.

Në rrugë operative është njoftuar se ata e kanë nisur konfliktin për kanabis, një borxh që Danieli i kishte Vilsonit. Parcelat e tyre kanë qenë afër, ata kultivonin. Duke hyrë në procesin e korrjes, Vilsoni pretendonte që i ishte vjedhur një sasi prej 50 kg droge. Danieli i premtoi se do ja kthente në natyrë, pra një sasi rrënjësh. Vilsoni ushtronte presion të madh mbi Danielin. Dëshmitari kryesor është Olsi Çutaj. Ai e dërgoi Danielin dhe 2 viktimat në Vrith ku pinë kafe. Aty u konfliktuan pa armë. Më tej të 3 të rinjtë u nisën në këmbë për në fshatin Vrith. Atje ndodhi ngjarja dhe mbetet mister. Armën ose e kishte fshehur tek parcela, ose vetë Danieli e ka pasur të fshehur në trup. Arma nuk është gjetur” – shprehet gazetari i Report Tv.

Pranë trupave të pajetë të dy të rinjve u gjetën 30 rrënjë kanabisi. Në vendngjarje u gjetën edhe gëzhoja të armës tip kallashnikov.

Dyshimet janë se shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klementit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës.

Për hakmarrje, i riu që duhet t’i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, duke i ka vrarë ata. Megjithatë për hetuesit ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.

Klement Pepaj, Daniel Pepaj dhe Vilson Çutaj, të tre kushërinj, ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

Disa ditë më parë, babai i Klement Pepajt, njërit prej të zhdukurve, tha se djali nuk i kishte treguar për ndonjë konflikt, por ngriti dyshimin se nga zona që janë parë për herë të fundit të rinjtë, janë dëgjuar krisma.

g.kosovari

Next Post
Ulen temperaturat/ Ja parashikimi i motit për sot

Ulen temperaturat/ Ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In