• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Dyshohet se u nxor në pritë nga një femër misterioze, mund të jetë rrëmbyer në këtë qytet të Shqipërisë dhe më pas të jetë vrarë

by Java News
21/09/2022 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një triller vere, apo fundi tragjik i një personazhi ikonik të botës së krimit në Shqipëri, i një perandorie, që ka sunduar krimin në 20 vitet e fundit, zhdukja e të cilit, nëse hamendësimet rezultojnë të vërteta, mund të ketë sjellë njëherë e mirë edhe rokadën e madhe në hierarkinë e malavitas shqiptare; lajmit më të bujshëm të kronikës së zezë, së verës; atë të zhdukjes së pa gjurmë të Ervis Martinaj, të ashtëquajtuarit ‘Mbretit të Lojërave të Fatit’ në Shqipëri.

Por cili është fati i patriarkut shqiptar të kumarit?

A është vrarë ai në të vërtetë nga armiqtë e tij, apo kemi të bëjmë me një inskenim nga po ai vetë, në një tërheqje përfundimtare nga skena?

 

Për t’i dhënë kohë vetes për të rimarrë forcat, pas humbjeve të shumta që pësoi në dy vitet e fundit?

 

Cilat ishin orët e tij të fundit, dhe cili ishte mesazhi që mbërriti nga Dubai i çunave problematikë shqiptarë?

Pse askush deri më tani, nuk e ka ekspozuar trofeun më të madh të gjahut të verës, nëse në të vërtetë është vrarë nga armiqtë e tij?

Ku fillon dhe përfundon legjenda e zhdukjes së personazhit, që tashmë me humbjen e gjurmëve të tij, mund ta kthejë atë në një mit të pavdekshëm të botës së krimit.

10 Gushti, nuk do të ishte një ditë e qetë për Policinë e Kurbinit.

Pa e marrë veten ende, nga atentatet e rënda që kishin trazuar jo pak këtë komunitet të vogël policor në mesin e veriut të vendit, një tjetër lajm, ai i rrëmbimit dhe zhdukjes nga rivalët të Ervis Martinaj, vuri në alert edhe njëherë këtë komisariat dhe bashkë me ta edhe zyrtarë të policisë së Lezhës.

Informacion që thuhet se erdhi nga një burim konfidencial dhe që pasonte një sërë atentatesh të rënda që kishin trazuar keq verën, ku në shënjestër të plumbave kishin qenë miqtë dhe njerëzit e afërt të Martinaj, burim konfidencial, që linte të dyshohej se një femër misterioze, kishte nxjerrë në pritë njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri, ndërsa rrëmbimi mendohej se ishte kryer në Durrës.

Dosja Hetimore

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”.

Ky ishte informacioni i parë që lajmësi sekret u ofroi drejtuesve të policisë së shtetit. Emri i të cilit me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur kurrë, por që do të vinte në lëvizje policinë.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të kishte ngjarë me Martinaj, orë të ethshme telefonatash mes të zyrtarëve të lartë të policisë dhe zbarkimit të forcave të shumta operacionale në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku deri më parë jetonte bosi tashmë i humbur i lojërave të fatit.

Orë të gjata, ku në dyert e policisë së Kurbinit, trokiti edhe Faik Martinaj.

Xhaxhai i Ervis Martinaj, që po vajtonte ende humbjen në atentat të nipit të tij, Brilantit, kohë kur mori në telefonin e tij, një tjetër lajm tronditës, atë të zhdukjes së nipit tjetër të tij, Ervis Martinaj.

Lajmi e shtyu që më 10 gusht, t’i drejtohej komisariatit të policisë Kurbin për të kallëzuar mesazhin, që linte të tregohej se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të vëllait të tij, të famshëm në botën e krimit.

Sipas Faik Martinaj, ajo që e bënte edhe më komprometues mesazhin, ishte fakti se lajmi vinte nga Dubai.

Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj- 10 gusht 2022

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit, dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe jeton në Dubai, i cili më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen dhe gjendjen e tij”.

Faik Martinaj, tha ndër të tjera në dëshminë e tij, se nuk kishte pasur kontakte me nipin e tij, qoftë edhe telefonike, që nga koha kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia.

Pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se Martinaj, i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen, edhe ky, një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, ish-kreu i një prej fraksioneve më të rrezikshme të bandës së Durrësit, tashmë në liri me kusht, denoncimi i familjes rriti edhe më shumë alarmin te Policia e Shtetit.

Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj.

Ndërkohë që në radhët e drejtuesve të policisë, debatet ishin të forta, se si do të hetohej çështja, të cilët këtë herë ishin të sigurt që nuk ishin përpara një largimi nga banesa të Martinaj.

Ndaj pas shumë debatesh çështja u regjistrua për rrëmbim dhe zhdukje personi./m.j

Next Post
12-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës, kishte pak kohë që kishte shkuar në Itali me familjen

12-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës, kishte pak kohë që kishte shkuar në Itali me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

Nga uraniumi te miliardat e naftës, çfarë përmban drafti me 14 pika SHBA-Iran

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Deklaratat e Koçekut për kërcënime nga një grup kriminal/ Klosi: Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

June 17, 2026
“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”/ Pankarta me mesazhe për Shkëlzen Berishën dhe Ilir Shtufin në protestë

June 17, 2026
Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In