• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zhdukja” e Bashës gjatë përplasjeve te Ministria e Brendshme, pse ndryshoi skenari?

by Java News
27/05/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rrallë herë në protestat e Partisë Demokratike të “epokës Basha” ajo e djeshmja degradoi në përplasje me forcat e rendit. Fillimisht u duk sikur protestuesit i kishin dalë nga duart kryetarit Basha. Lideri i Partisë Demokratike u kishte bërë atyre thirrje për të shkuar në sheshin “Skënderbej”, por një pjesë e madhe jo vetëm që ndali para Ministrisë së Brendshme, por kërkuan që të avanconin drejt saj, duke krijuar konflikt të pashmangshëm me forcat e policisë që ruanin këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Çuditërisht kryetari i PD-së, i cili ishte dje edhe folësi dhe lideri i vetëm i protestës, pasi Sali Berisha e Monika Kryemadhi qëndruan të tërhequr mes turmës, jo vetëm që nuk iu drejtua sërish protestuesve të tij për t’i çuar në destinacionin që u kërkoi nga folëtorja, por u zhduk për gati 1 orë. Në këtë hark kohor protestuesit opozitarë nuk u penguan jo vetëm nga kryetari, por as nga deputetët demokratë që ishin mes tyre. Këta të fundit herë me fjalë bënin thirrje për qetësi dhe herë të tjera me vepra bëheshin faktorë të tensionit.

Por aty ku dukej se situata kishte dalë jashtë kontrollit u shfaq Lulzim Basha dhe gjithçka përfundoi në pak minuta. Kryetarit të Partisë Demokratike i ka mjaftuar të shkojë pranë protestuesve dhe t’ua bëjë me dorë për të qetësuar situatën duke i marrë me vete dhe duke i dhënë fund tensionit dhe gjithë protestës. Një veprim ky paksa i çuditshëm ky nga ana e kryetarit të PD-së që duket se i befasoi militantët më të devotshëm, ata të “vijës së parë”, të cilët nuk po kuptonin çfarë po ndodhte dhe refuzuan për disa minuta të largoheshin nga “fronti i betejës”. Ecuria e protestës, lëvizja befasuese e protestuesve për kthimin para Ministrisë së Brendshme, klima konfliktuale, zhdukja e Bashës dhe në fund reagimi habitës i militantëve kur morën urdhrin për të ndalur dhunën, janë indice që të çojnë në përfundimin që gjithçka që ndodhi në protestë ka qenë pjesë e skenarit të saj, të hartuar në zyrat e PD-së.

Por, pse Basha vendosi që ta ndalte zhvillimin e këtij skenari në mënyrë të beftë? Apo më saktë çfarë e detyroi Bashën që të dilte me nxitim dhe t’i jepte fund këtij skenari? Të ketë pasur ndonjë ndërhyrje nga ndonjë faktor i jashtëm, kërkesën e të cilit kreu i PD-së nuk mund ta injoronte apo të ketë ndryshuar strategji nën influencën e ndonjë faktori tjetër në çastin e fundit? Këtë për momentin nuk mund ta dimë më saktësi. Ajo që dimë dhe u pa qartë dje ishte se Bashën diçka e detyroi që të ndryshonte skenarin e protestës dhe t’i jepte fund konfliktit me forcat e policisë para Ministrisë së Brendshme./Shqiptarja/a.m.

Next Post
“Zhdukja” e Bashës gjatë përplasjeve te Ministria e Brendshme, pse ndryshoi skenari?

Një doracak për të kuptuar protestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In