• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e 13-vjeçares/ Prindërit denoncojnë bariun 33-vjeçar: Vinte karikonte telefonin te ne

by A R
05/07/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe, është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 të Sarandës prej dy ditësh dhe ende nuk dihet për fatin e saj. Denoncimin për zhdukjen e 13-vjeçares L.Q., e ka bërë nëna e saj, Floresha Qorri, 46 vjeçe.

Prinderit e vajzes së zhdukur

Sipas kallëzimit të saj në Polici, vajza e saj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, është larguar nga banesa rreth orës 16:00 të datës 2 korrik.

Prindërit e të miturës janë mjaft të shqetësuar për vajzën e tyre dhe i bëjnë apel asaj të kthehet në shtëpi.Sipas Maksim dhe Floresha Qorrit, vajza e zhdukur është fëmija i tretë i tyre, është binjake me një vajzë tjetër.

“Vajza është në klasë të 7-të. është e urtë, vajzë që mëson në shkollë. As ‘Facebook’ e as shoqëri të zgjeruar nuk ka.

Nuk dimë ç’të themi, veçse i bëjmë apel të kthehet. Kemi dyshimet tona dhe i kemi denoncuar edhe në polici, për një person që vinte shpesh në shtëpinë tonë, për të karikuar telefonin.

Që nga dita që ka ikur nga shtëpia vajza, as ai nuk duket”, thanë prindërit e vajzës.

Ata kanë hedhur dyshime te 33-vjeçari nga Gramshi, i quajtur Gentian Zogu, që punonte si bari në Sarandë.

“E kam njohur duke kullotur edhe unë bagëtinë, se kam tre-katër kokë dhen me të cilat mbaj familjen. Unë dhe gruaja ime i bëjmë apel vajzës të kthehet, njëherësh i bëjmë apel edhe Gentian Zogut ta lëshojë nga kthetrat e tij vajzën tonë.

Ajo është vajza e tij në moshë. Kam frikë se mos e trafikon vajzën. Për këtë edhe kam denoncuar në polici”, shprehet Prindërit e 13-vjeçares së zhdukur babai i vajzës./Panorama/a.m.

Next Post

Samiti i Parisit/ Tre projektet miliona euroshe që përfiton Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com