• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Parisit/ Tre projektet miliona euroshe që përfiton Shqipëria

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Parisit duket se ka qenë mjaft produktiv për Shqipërinë. Gjatë punimeve të këtij Samiti janë miratuar tre projekte të reja të ndërlidhjes infrastrukturore, ndër të cilët projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë Euro, nga të cilat granti i Bashkimit Evropian do të jetë 35 milionë Euro.

Një tjetër rezultat i angazhimit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin mobilitetin e të rinjve në rajon, mundësitë për kualifikime profesionale dhe shkëmbimet kulturore. Funksionimi i kësaj zyre do të mundësohet nga financimet e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian.

Gjatë dy viteve të fundit, agjenda e Procesit të Berlinit ka vijuar të zgjerohet me sukses. Pakti i ndërlidhjes, i cili nisi me fushat e energjisë dhe infrastrukturës, tani po shtrihet edhe tek lehtësimi i tregtisë dhe projektet për punësimin e të rinjve.

“Ky Proces ka formuar një ndërgjegje të vërtetë në rajon, që në fakt, dëshmon se vetë vendet e rajonit janë faktorët kryesorë të suksesit të tyre: kjo bindje qëndron në thelb të ngritjes së Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor dhe angazhimit tonë për veprim kolektiv në fushat e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ministri Bushati.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Everton kërkon me çdo kusht transferimin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com