• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket një vajzë shqiptare, dyshime dhe dëshmi të tmerrshme për fatin e saj

by A R
17/03/2021 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë shqiptare është zhdukur në Greqi duke alarmuar familjarët dhe miqtë e tyre. Artemis Vasili, 19 vjeçe që shihni në foto, është e reja emigrante nga Shqipëria e cila rezulton e zhdukur që nga 16 tetori 2020.

Ditët e fundit kanë dalë dyshime dhe dëshmi të tmerrshme që sugjerojnë se Artemis mbahet peng nga dy persona. Ndonëse ka afro 5 muaj që vajza është zhdukur, sot kjo çështje është bërë lajm kryesor për mediat në Greqi, edhe për faktin se këtë të mërkurë do të bëhen kërkime të zgjeruara pranë Jumbo për të parë nëse gjenden gjurmë të Artemisës., raporton noa.al duke cituar të dhënat e korrespondentit të saj në Athinë.

Më herët, një dëshmi tronditëse dhe disa hetime detyruan autoritetet të bëjnë kërkime edhe në puse dhe mjedise të tjera të braktisura.

Për gjetjen e vajzës është vënë në lëvizje edhe një grup investiguesish privatë. Në Vilia u gjet një valixhe që mbante brenda trupin e një vajze dhe shumë dyshime janë ngritur nëse ishte trupi i të resë që mungon prej 16 tetorit.

Avokati i familjes, Anastasios Dougas, tha se kërkimet janë të ethshme: “Aktualisht, një kërkim intensiv po kryhet rreth Jumbo, zona në të cilën fillimisht duhej të shkonte.  Midis dëshmive, është dhe një nga punonjësi i një kompanie celulare të zonës, ku siç deklaron ai, Artemis shkoi dhe e pyeti se ku është Jumbo”, theksoi avokati i familjes.

“Një vajzë me të njëjtat karakteristika dhe të njëjtin përshkrim të rrobave erdhi në dyqanin tonë dhe pyeti se si të shkonte në Jumbo. Kur u futa në Facebook pashë lajmet për zhdukjen e një vajze dhe e njoha. Ditën që erdhi në dyqan i shpjegova se si të shkonte te Jumbo që në fakt ishte ca larg nga aty. Ajo iku pak me nxitim” tha dëshmitari. Ai tha se e pa vajzën duke ikur më këmbë.

Flet vëllai: Si u zhduk ime motër duke parë për punë te Jumbo

Vëllai i Artemisës, Aris në një postim në rrjete sociale ka rrëfyer mbi zhdukjen e motrës dhe ka kërkuar ndihmë:

“Motra jonë Artemis është zhdukur që nga e premtja 16 tetor 2020 në ora 15.00. Ajo atë ditë iku nga shtëpia në Koropi, për në Peania për të filluar punë tek Jumbo.

Aris ka dyshime të forta se janë 2 apo 3 burra që e mbajnë forcërisht Artemisën dhe hedh dyshime se bëhet fjalë për një rrjet kriminal trafikantësh në Athinë.

Djali që shpreh shqetësim të vazhdueshëm për motrën, pohon se policia nuk po bën shumë për ta gjetur. Ndaj ai i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë për gjetjen e saj.

/a.r

Next Post
“Çadra pistoletë dhe tritol”, si gënjeu Berisha për 21 Janarin, fshirja e serverave dhe deklaratat e rreme të mjekëve

Ku sheh mitingje, sheh të vrarë! Berisha: Rama në Elbasan mund të kishte krijuar një gjakderdhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

May 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët kanë leje të zihen me njëri-tjetrin

May 15, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

May 15, 2026
Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

May 15, 2026
Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

May 15, 2026
Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

May 15, 2026
FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

May 15, 2026
“The making of Albanians”

Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

May 15, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

May 15, 2026
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In