• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket në mënyrë të mistershme 22-vjeçarja nga Tirana, dyshimet e nënës së saj

by A R
03/05/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 22-vjeçare nga Tirana rezulton e zhdukur prej disa ditësh. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.M. e cila ka humbur gjurmët prej datës 30 Prill. Denoncimi në polici u bë nga nëna e saj, 51-vjeçarja me inicialet E.A., një ditë pas zhdukjes së vajzës së re. Nëna i’u drejtua policisë një ditë pasi humbi kontaktet me vajzën. Fillimisht, pasi kishin kërkuar tek të afërmit, familjarët e vajzës i’u drejtuan uniformave blu.

Sipas të dhënave, për herë të fundit, nëna pati kontakt me të bijën në banesën e tyre në Tiranë. E reja u largua nga shtëpia në datën 30 Prill, gjatë ditës. Pasi vajza nuk u kthye deri në orët e vona, e ëma nisi kërkimet sipas dëshmisë që ajo ka dhënë në polici.

E pyetur nga policia nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me të bijën. Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që e reja të jetë larguar me ndoinjë djalë.

Hetimet

Pas arrjes së dëshmisë, policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës e cila ka nisur veprimet hetimore për ngjarjen. Ndërkohë, policia e Tiranës ka shpërndarë foton e vajzës në të gjitha komisariatet e vendit dhe pikat kufitare.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, nuk raportohet që vajza të jetë larguar jashtë vendit. Referuar edhe dëshmisë së dhënë nga e ëma, pista e parë ku po heton prokuroria dhe policia është ajo e largimit të vajzës me ndonjë djalë.

Mësohet se hetuesit kanë marrë në pyetje disa shokë dhe shoqe të vajzës. Nuk jepen ende të dhëna por raportohet se janë siguruar disa të dhëna që mund të zbulojnë vendndodhjen e vajzës së re. Ndërkohë, po hetohet edhe në pista të tjra paralelisht.

Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike dhe po verifikon të gjithë personat me të cilët vajza ka pasur kontakte. Nuk përjashtohet pista e ndonjë mashtrimi ndaj vajzës, edhe pse kjo pistë për momentin nuk ka ende të dhëna të forta ku mbështetet./JavaNews/a.m.

 

Next Post
Kreu i PPE i kujton Bashës ‘Krokodilin’: Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës atëherë por…

Kreu i PPE i kujton Bashës 'Krokodilin': Berisha nuk i ofroi asgjë Ramës atëherë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

March 16, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In