• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

by A R
16/03/2026 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 12-vjeçar palestinez, Khaled Bani Odeh, rrëfeu për BBC tmerrin që përjetoi kur forcat izraelite qëlluan mbi makinën e familjes së tij në fshatin Tammun, pranë Tubasit, në Bregun Perëndimor të okupuar, duke vrarë prindërit dhe dy vëllezërit më të vegjël.

“Në ato pak momente qetësie pas të shtënave, para se të më tërhiqnin nga makina, mendova se isha i vetmi anëtar i familjes që kisha mbijetuar”, tha Khaled.

Në ato sekonda tragjike, prindërit e tij dhe dy vëllezërit më të vegjël, përfshirë Othmanin, 6-vjeçar, i verbër dhe me aftësi të kufizuara, u qëlluan përmes xhamit të përparmë të makinës, ndërsa ai ishte në prehër të nënës së tij. “Nëna ime bërtiti për herë të fundit, para se të ndërronte jetë. Babai im recitoi Shahadën, ndërsa po vdiste”, shtoi Khaled.

Kur forcat izraelite u përpoqën të nxirrnin nga makina vëllain e tij të vetëm të mbijetuar, Mustafain, Khaled ndërhyri, por ata e tërhoqën atë dhe filluan ta godisnin. “Pastaj më çuan në një qoshe dhe më pyetën kush ishte në makinë. I thashë se ishin nëna dhe babai. Ata më akuzuan se po gënjeja dhe filluan të më rrihnin”, rrëfeu ai.

Prindërit, Ali Khaled Bani Odeh, 37 vjeç, dhe gruaja e tij Waad, 35 vjeç, ishin vetëm pak minuta larg shtëpisë së tyre pas një shëtitjeje në qytet dhe blerjesh që bënë në Nablus, përpara festës së Eid al-Fitr. Ali ishte kthyer së fundmi në Tammun pas gjashtë javësh pune në një kantier ndërtimi në Izrael dhe fëmijët i ishin lutur të dilnin, për të blerë gjëra për festë.

Forcat izraelite thanë se po operonin në Tammun për të arrestuar persona të dyshuar për aktivitet terrorist kundër forcave izraelite dhe se makina e familjes kishte “rritur shpejtësinë drejt forcave të sigurisë izraelite, të cilat ndjenë rrezik dhe reaguan duke qëlluar.” Megjithatë, një banor tha se makina kishte ndaluar plotësisht, para se të shtënat të fillonin, duke kundërshtuar këtë version. Ai shtoi se nuk kishte dëgjuar të shtëna paralajmëruese, dhe se armët kishin qenë të drejtuara direkt ndaj makinës.

Në shtëpinë e familjes, tashmë ka mbetur gjyshja Najah Bani Odeh, e cila ishte e rrethuar nga të afërmit, ndërsa Mustafai, 8 vjeç, i cili kishte plagë nga xhami i thyer i makinës, qëndronte pranë saj. Ajo tha se fëmijët nuk kishin qenë të vetëdijshëm për ndonjë operacion ushtarak në fshat. “Ata po kalonin pranë shkollës ku ishin fshehur forcat speciale. Fëmijët po këndonin dhe po argëtoheshin”, tregoi ajo.

Anëtarët e shërbimit të Kryqit të Kuq Palestinez thanë se skena ishte e tmerrshme dhe se pjesë të trupave tashmë të ndjerë të prindërve dhe njërit prej fëmijëve ishin dëmtuar rëndë. Banorët gjetën mbi 50 fishekë të armëve automatike, përdorur nga forcat izraelite, të cilat ua dorëzuan autoriteteve.

Yair Lapid, kreu i partisë opozitare Yesh Atid në Izrael deklaroi se nuk mund të vritet një fëmijë me aftësi të veçanta, për hesape lufte. “Një djalë 7-vjeçar me nevoja të veçanta nuk duhet të vdesë në luftërat e të rriturve”, u shpreh ai.

Next Post
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com