• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zhduket ambasadori grek në Brazil, gruaja: Prej 3 ditësh kam humbur kontaktet

by A R
29/12/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Greqisë në Brazil, Qiriakos Amoiridhis, është zhdukur që prej tre ditësh dhe deri tani ka qenë i pamundur komunikimi me të.

Lajmi bëhet publik nga mediat braziliane dhe konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke në Athinë. Sipas informacioneve të para, ambasadori grek në Brazil nuk ka komunikuar me familjarët e tij që prej 3 ditësh.

Mësohet se bashkëshortja e tij ka bërë denoncimin në policinë e Rios, por megjithë angazhimin e saj nuk është bërë i mundur lokalizimi i tij.

Hetimet janë marrë në dorë prej policisë kriminale të Brazilit dhe në ndihmë të tyre janë vënë edhe shërbimet sekrete të këtij vendi.

Ende nuk ka informacion se kush mund të fshihet mbas zhdukjes së diplomatit dhe as nëse ai është ende gjallë, por dyshimet kryesore janë se Amoiridhis mund të jetë rrëmbyer prej bandave të shumta që operojnë në qytetin e Rios, për t’u këmbyer kundrejt shumave të mëdha të parave.

Ministria e Jashtme greke konfimon se nuk ka asnjë kontakt me ambasadorin helen që prej ditës së hënë. Që prej kësaj dite, celulari i tij del i fikur, pohoi një burim i kësaj ministrie.

Në kohën kur është zhdukur ambasadori nuk ka pasur roje personale, pasi ishte gjatë lejes së fundvitit dhe nuk e konsideronte të nevojshme mbrojtjen e policisë gjatë ditëve të pushimit, kanë pohuar burimet raporton tch. Lidhur me situatën është njoftuar edhe presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopulos, kryeministri Tsipras dhe minitri i Jashtëm Kotzias.

Ambasadori Amoiridhis konsiderohet një ndër diplomatët më të shquar të trupës diplomatike greke. Më parë ai ka shërbyer në disa vende europiane, ndërsa në Brazil ushtron funksionin që prej vitit 2015./a.m.

Next Post
Situata nga ngricat, ja akset rrugore ku duhet të bëni kujdes

Reshje bore në Kukës, shoferët këshillohen të përdorin zinxhirët në Rrugën e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

December 26, 2025

‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!

December 26, 2025
Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

December 26, 2025
Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com