• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket 33-vjeçari Eduard Koka/ Nëna dyshime tek e dashura vlonjate, reagon e reja: U largua nga mua, ajo gënjen

by
18/11/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

33-vjeçari Eduard Koka me origjinë nga Gjirokastra rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Nëna e tij, Lume Korra iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, duke rrëfyer si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte me një vajzë me emrin Elona në qytetin e Vlorës.

Me djalin fola më datë 26 tetor. Me tregoi se po behej gati për në punë dhe ishte tek shtëpia që kishte marrë me qira në Vlorë. Më pas, ai nuk mu përgjigj më në telefon. Një ditë më pas, më telefonoi e dashura e tij, Elona dhe më tha të mos mërzitesha. I thashë se kisha një ankth dhe më pyeti nëse i kisha bërë ofertë në telefon Edit. Ajo më tha se do më merrte pas 72 orësh dhe ma fiku telefonin. Nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur me tim bir. Elona nuk më ka sqaruar dhe nuk më përgjigjet më. Ajo e di të vertetën, dhe duhet të flasi hapur për Edin tim

’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht ndodhet në Itali. Ajo tha se kontaktin e fundit me Eduardin e kishte patur më datë 27 tetor, ndërsa jep një version ndryshe të zhdukjes së tij. Elona deklaron për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj është zhdukur nga Zvicra dhe se në momentin që kanë qenë duke folur bashkë nëpërmjet messengerit ajo ka parë një person të paidentifikuar t’i afrohet.

Unë kam qenë e fundit që kam folur me Eduardin. Ne nuk jetonim bashkë kohët e fundit, ai ishte larguar nga mua. Ishte data 27 tetor dhe kemi qenë duke folur me kamera. Eduardi më kishte treguar se ndodhej në Zvicër, qytetin nuk e di. E pashë që po zbriste shkallët, ndërsa isha duke folur u shfaq një person që nuk e njihja. Sapo Eduardi hapi derën e një magazine, ky person që del papritur i merr telefonin nga dora dhe më pa në sy, më pas e fiku. Kjo gjë ka ndodhur në Zvicër dhe jo në Vlorë sikundër pretendon nëna e tij. Zonja Lume gënjen, se unë i kam treguar  që djalin e ka në Zvicër.  Nga ai moment unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më me  Eduardin

Eduart Koka u njoh me të dashurën e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa kishte nisur bashkëjetesën në qytetin bregdetar. Nëna ka bërë tashmë denoncimin në policinë e Vlorës e bindur se i biri ka humbur gjurmët nga ky qytet, si dhe ngre dyshime për të dashurën e djalit. Ajo i bën thirrje të tregojë të vërtetën, pasi një ditë para se të zhdukej Eduardi e mori nënën me numër shqiptar dhe i konfirmoi se ndodhej në Vlorë. Pas këtyre deklarimeve kontradiktore mbetet enigmë zhdukja e të riut Eduard Koka

/b.h

Next Post
“Në Itali si alienët”/ Rama për “Corriere della Sera”: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, tani varet nga BE. Por s’është çështje jetë a vdekje

"Në Itali si alienët"/ Rama për “Corriere della Sera”: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, tani varet nga BE. Por s'është çështje jetë a vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com