• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Itali si alienët”/ Rama për “Corriere della Sera”: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, tani varet nga BE. Por s’është çështje jetë a vdekje

by Java News
18/11/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Corriere Della Sera gjatë vizitës në Itali, ku ka folur për integrimin europian, pandeminë, refugjatët, marrëdhëniet rajonale etj.

Rama ka deklaruar ndër të tjera se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje.

ARTIKULLI I PLOTË

Më shumë se një ish-basketbollist, Edi Rama dje dukej si një maratonist. I mbërritur për 24 orë në Romë, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare, kryeministri e nisi ditën në Palazzo Chigi ku pati, sipas tij, privilegjin, që të takonte homologun Mario Draghi, një personazh që, siç thotë ai, ka dalë nga faqet më të mira të historisë politike të Evropës, shkruan Monica Ricci Sargentini për gazetën më prestigjioze italiane “Corriere della Sera” (CDS).

Më pas, Rama e përfundoi takimin me Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Megjithatë, i ulur në ambientet e hotel “Splendide Royal” për intervistën me “Corriere della Sera”-n duket se Rama lë të shfaqet një hije zhgënjimi për ngërçin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Reformat bëhen sepse i nevojiten Shqipërisë, për të ndërtuar Shqipërinë moderne”, thotë Rama.

CDS: Sapo mbërritët në Itali thatë se “po vij në shtëpinë tjetër timen”. Cilat janë perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve?
Rama: Tridhjetë vjet më parë mbërritëm në brigjet italiane me varka si alienët, por që atëherë ndryshimi ka qenë i pabesueshëm, pasi sot shqiptarët janë integruar plotësisht në Itali dhe ne kemi shumë biznese italiane në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të përshpejtojmë çështjen e pensioneve për shumë nga bashkatdhetarë tanë që kanë punuar për vite në vendin tuaj dhe që paguajnë kontribute në thesarin italian. Kam folur për këtë me Draghin.

CDS: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Si janë marrëdhëniet?
Rama: Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht që ka probleme si ai i njohjes së Kosovës nga Serbia, por mendoj se mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët. Pastaj
varet nga ne nëse do të kemi sukses apo nëse duam të biem në kurthet e së kaluarës.

CDS: Ju jeni mbrojtës i rregullimit të përdorimit të mediave sociale, por a nuk cenon kjo lirinë e shprehjes?
Rama: Një rregullim është i nevojshëm, boll të shohësh se si kanë ndikuar këto vitet e fundit, nuk janë demokracitë që dalin të forta, por regjimet autokratike, imagjinoni se çfarë do të bënte sot propaganda naziste nëse do të kishte mediet sociale.

CDS: Në mars 2020, kur këtu në Itali shpërtheu pandemia, ju dërguat një ekip mjekësh dhe infermierësh, ndërsa këtë vit hapët dyert për refugjatët afganë. Ju jeni me të vërtetë një vend bujar.
Rama: E vërteta është se ne kemi një kujtesë që e ruajmë sepse nuk jemi mjaft të pasur. Italia ka bërë aq shumë për ne, sa edhe dy jetë nuk do të mjaftonin për ta falënderuar, ata pak mjekë sigurisht që nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës kundër Covid-it, por kanë mundur të tregojnë se edhe ne e përjetojmë dhimbjen tuaj. Sa për afganët, ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ishte më e pakta që mund të bënim për njerëzit që ata besuan tek ne dhe punuan për ne./m.j

Rama Corriere

 

Next Post
VIDEO/ “Bëj seks me mua që të shërohesh nga virusi”! Gjinekologu nën hetim: Të heq dhe kancerin e qafës së mitrës

VIDEO/ “Bëj seks me mua që të shërohesh nga virusi”! Gjinekologu nën hetim: Të heq dhe kancerin e qafës së mitrës

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    C detyrash keni plotsuar,ato vjedhjes e plackitjes,o hajdute klasit ju keni hak at gjene e vogel qe ne kohen e dulles tuaj kushtonte 80 leke te vjetra

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohen shpronësimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Bazës Ajrore të Farkës

Miratohen shpronësimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Bazës Ajrore të Farkës

May 28, 2026
“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

May 28, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik, te shtesa e pagave në administratë! Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

May 28, 2026
Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

May 28, 2026
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

May 28, 2026
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

May 28, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

Farsa e 1996, Bejko: Askush nuk kërkoi ndjesë! Precedenti i Berishës deformoi sistemin

May 28, 2026
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron ish-Prokurori

“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?

May 28, 2026
Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In