• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket 15-vjeçarja, nëna: U lidh me një burrë të madh

by Java News
28/10/2018 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 15 vjeçe dhe një djalë i moshës 19 vjeç rezultojnë të zhdukur prej tri ditësh.

 

Familjet përkatëse janë drejtuar në Komisariatin e Policisë Lezhë për të bërë denoncimin për zhdukjen e tyre. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet T.M., 53 vjeçe, banuese në fshatin Barbullojë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e mitur me iniciale J.M., 15 vjeçe.

Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, vajza, që ishte në klasën e nëntë në shkollën e fshatit, ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë nga banesa prej tri ditësh. Pasi ka pritur dy ditë dhe vajza nuk është kthyer në banesë, atëherë ajo i është drejtuar Policisë duke dhënë alarmin.

Policia i ka kërkuar gruas të japë çdo dyshim që ajo mund të kishte në lidhje me zhdukjen e së miturës, çka do t’i orientonte ata drejt lokalizimit të vendndodhjes së saj në një kohë më të shpejtë. Mësohet se 53- vjeçarja ka deklaruar se i vetmi dyshim i saj ishte fakti se e bija e mitur mund të ishte larguar me të dashurin e saj.

Ky i fundit, sipas deklarimit të saj, është në moshë madhore dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me vajzën e saj të mitur. Familja e saj i kishte kërkuar atij të largohej prej saj, por vetë vajza ka dalë në mbështetje të të dashurit, duke pohuar se do të fejohej me të. Pikërisht ky debat me familje dyshohet ta ketë shtyrë të miturën të largohet nga banesa. Pasi nuk ka gjetur miratimin e tyre për t’u fejuar, ajo dyshohet të jetë larguar bashkë me djalin që donte.

Sipas të dhënave të Policisë, është kryer kontroll edhe në banesën e djalit, te i cili dyshohet se ndodhet e mitura, por as ai nuk është gjetur në banesë. Në të njëjtën ditë, mësohet se shtetasi R. S., 40-vjeç, banues në qytetin e Lezhës, ka bërë kallëzim në Polici se i është larguar nga banesa nipi, shtetasi D.S., 19-vjeç.

Ai ka deklaruar se i riu ka humbur kontaktet prej tri ditësh dhe se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet. Policia bëri të ditur se këto janë dy raste që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Për 19- vjeçarin dyshohet të jetë larguar nga vendi me shokë të tij në mënyrë ilegale, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera, për të cilat Policia tashmë po heton.

 

PANORAMA

 

Next Post
Kadri Veseli: Dialogu me serbët përfundon në vitin 2019

Kadri Veseli alarmon:Do humbim përkrahjen nga SHBA-ja e BE-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com