• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kadri Veseli alarmon:Do humbim përkrahjen nga SHBA-ja e BE-ja

by Java News
28/10/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka zgjedhur që përmes një video-incizimi t’u adresohet qytetarëve të Kosovës, e të konstatojë se dialogu me Serbinë është një status-quo. Kjo, sipas të parit të PDK-së, është duke e dëmtuar Kosovën, derisa ka shprehur bindjen se kjo gjendje është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Sipas Veselit, mungesa e unitetit po e rrezikon Kosovën në këtë proces. Nuk është marrë hapur me idenë e ish-shefit të tij të partisë, Hashim Thaçi, tash president i vendit, që po do korrigjim kufijsh, për ka thënë se në dialog Kosova nuk duhet të shkojë “për ndarje, jo për pushtet të tretë, jo për Asociacion me kompetenca ekzekutive”.

“Kemi ardhur në një moment kur dallimet tona të brendshme rrezikojnë seriozisht vendin tonë në këtë proces, duke e fuqizuar Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe duke e dobësuar Kosovën. Këtë, ne nuk duhet ta lejojmë”, është shprehur Veseli.

Ai ka tërhequr vërejtjen se SHBA dhe BE nuk do të presin pafundësisht, për shkak të dallimeve dhe kalkulimeve të brendshme politike.

“Me asnjë çmim, nuk duhet të lejojmë që t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu. Nuk duhet të lejojmë që agjendat e brendshme ta dominojnë agjendën shtetërore. Në të kundërtën, mungesa e unitetit dhe kriza potenciale e besimit – e ndan Kosovën më shumë përbrenda sesa rreziku nga jashtë. Prandaj, rreziku i ndarjes përbrenda – rëndon dhe rrezikon ndarjen edhe nga jashtë”, ka thënë Veseli.

 

Më tutje, në adresimin e tij, Veseli ka thënë se koha është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe ajo nuk duhet të nënçmohet. Ai ka kërkuar që urgjentisht të adresohen çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, duke treguar maturi dhe përgjegjësi shtetërore.

 

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të kemi besim në vete dhe në shtetin tonë. Në Dialog me Serbinë shkojmë si shtet i pavarur dhe sovran dhe me integritet territorial të paprekshëm, për njohjen, ulësen në OKB dhe anëtarësim në NATO e BE, për paqe dhe stabilitet, për integrim të komuniteteve, e jo për ndarje, jo për pushtet të tretë, jo për Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka deklaruar Veseli.

 

Veseli ka përsëritur se qëndrimet e Kosovës në Dialog janë të qarta dhe të palëkundura dhe si të tilla ato duhet që urgjentisht ta bashkojnë pozitën dhe opozitën në platformë dhe ekip.

 

Next Post
Radioja spanjolle: Lopetegui shkarkohet shpejt

Radioja spanjolle: Lopetegui shkarkohet shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com