• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduken prej dy muajsh dy të rinj në Vlorë, pak pasi u kthyen nga Belgjika

by Java News
09/09/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy emigrantë, të kthyer nga Belgjika për të vizituar familjarët e tyre në Vlorë, janë zhdukur prej rreth dy muajsh dhe askush nuk ka dijeni për fatin e tyre. Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe miku i tij Ervis Troqe, mësohet se kanë udhëtuar së bashku në të njëjtën ditë nga Belgjika për në qytetin e tyre, Vlorë.

Pas kthimit, Albano i kishte thënë të atit se kishte ardhur pasi kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij. Por që prej 18 qershorit, familjarët e tij nuk kanë asnjë të dhënë për fatin e tij. Siç shprehet i ati, Lutfi Xhaferri, djali ka dalë nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij. Aty ka të dhëna se telefonuesi e ka marrë me mjetin e tij 34-vjeçarin dhe më pas nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur.

Familjarë të të riut kanë bërë tetë ditë më pas denoncimin për zhdukjen, ndërsa Policia, sipas të dhënave, e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin me të cilin u largua 34-vjeçari. Rreth 20 ditë pas kësaj ngjarjeje, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, shtetasi Ervis Troqe. Edhe familjarët e këtij të fundit kanë kryer denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. Policia ka nisur hetimet ku nuk përjashton si pistë e mundshme as konfliktet e të rinjve me persona të tjerë në shtetin belg.

Blutë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e të dy të zhdukurve, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dot detaje që mund të ndihmojnë hetimin, pasi nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të tyre si në Vlorë, ashtu edhe në Belgjikë ku jetonin si emigrantë prej disa kohësh.

Burime të Policisë bënë të ditur se janë duke i hetuar të dy këto ngjarje, të cilat dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën, shkruan ‘panorama’ edhe për faktin se të dy të zhdukurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe madje rezulton se janë kthyer në të njëjtën ditë së bashku nga shteti ku jetonin.

Sipas Policisë, janë verifikuar edhe kamerat e subjekteve në afërsi të banesës ku jeton Xhaferri për të konstatuar lëvizjet e tij dhe të personit me të cilin është larguar ditën e ngjarjes.

a.ç

Next Post
Nesër nisin punimet në dy akse nacionale, ja si do të devijohet trafiku

Nesër nisin punimet në dy akse nacionale, ja si do të devijohet trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In