• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zhani Ciko: Elhaida ishte emocionuese, në finale të tregojë potencialin

by
20/05/2015 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalimi në finalen e edicionit të 60-të të Eurovizion i këngëtares shqiptare Elhaida Dani është shoqëruar me një lumë komentesh pozitive. Por përgëzimet për të vijnë edhe nga bota e muzikës të cilët kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.

Kompozitori i njohur Zhani Ciko e ka ndjekur me mjaft vëmendje paraqitjen dhe interpretimin e Elhaida Danit mbrëmë në Eurovizion. I kontaktuar nga JavaNeës.al, ai theksoi se performanca e këngëtaresh shqiptareishte mjaft emocionuese.

Me syrin e tij prej profesionisti Ciko vlerëson interpretimin e Danit, duke u shprehur se pa tek këngëtarja shqiptare emocionet e një kombi të tërë që po e shikonte dhe mbante frymën tek ajo.

“Performanca e Elhaida Danit dje ishte mjaft emocionuese. Kjo për vetë faktin e interpretimit që ajo bëri në skenë, dhe gjithçka që paraqet kënga të cilën u mundua ta përcjellë jo vetëm tek publiku shqiptar por edhe ai evropian. Dhe unë mendoj se ia doli më së miri. Them emocionuese sepse Dani dhe kënga që ajo ka është i një stili krejt tjetër, i një stili modern, gjithnjë duke ruajtur individualitetin e saj në skenë.” theksoi kompozitori Ciko.

Më tej ai tha se edhe kënga është mjaft moderne, dhe në një farë mënyre i largimit nga modeli dhe figurat klasike të këngës evropiane. Ciko

“Kënga është moderne, dhe Dani përfaqëson atë grup artistësh dhe këngëtarësh, jo të modelit klasik me të cilin janë mësuar të shohin në skenë çdo vit në këtë garë evropiane të këngës.” tha ai

I pyetur lidhur me shanset e një vendi sa më dinjitoz, dhe pse jo edhe të fitimit të këtij edicioni nga Shqipëria, Ciko nuk ka dashur të zhbalancohet. Kompozitori nënvizoi se deri më tani Dani e ka realizuar mjaft mirë detyrën e saj për të kaluar në finale, por se tashmë gjithçka në rast fitoreje do të varet prej saj.

Zhani Ciko ka përgëzuar gjithashtu këngëtaren duke i dhënë një këshillë që në natën finale të tregojë të gjithë potencialin e saj duke ruajtur individualitetin që e karakterizon. Në fund ai shtoi se shpreson dhe beson në një pozicionim sa më të mirë të Shqipërisë në këtë edicion të Eurovizion-it.

Ajo duhet të gjejë edhe më tepër, duke ruajtur këtë individualitet të saj. Elhaida kaloi këtë detyrë, çdo performancë tjetër do të bëjë që të rritet cilësia e saj në skenë. Por kjo normalisht do të varet nga ajo se çfarë do të arrijë të dhurojë në skenë të shtunën. Unë personalisht e përgëzoj për paraqitjen e djeshme, dhe kam besimin në një tjetër paraqitje sa më dinjitoze të saj të shtunën.” përfundoi Zhani Ciko

Next Post

"Green Line Albania" bashkon politikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com