• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Green Line Albania” bashkon politikën

by
20/05/2015 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sarandë/ Sot para Muzeut të Traditës Sarandë, u zhvillua takimi i hapur në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Bregdetin në 22 Maj”. Kjo është fushatë zhvilluar edhe vitin e kaluar ku vullnetarët  pastruan të  gjithë vijën bregdetare, ndërsa këtë vit ka nisur më 11 maj në të gjitha qytetet dhe komunat bregdetare për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar dhe institucional, për rëndësinë që ka mjedisi në shëndet por dhe në zhvillimin e një turizmi dhe ekonomie të qëndrushme.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishte nën Kryetari e Bashkisë Sarandë Z. Jorgo Mitro, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Sarandë Z. Astrit Llanaj, Kandidatët për Bashkinë e Sarandës, Znj. Florjana Koka nga Partia Socialiste dhe Z. Kreshnik Bozho nga Partia Demokratike, përfaqësues nga shoqëria civile, qytetarët e Sarandës dhe kordinatori e lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë” për Sarandën, aktivisti Bledi Budo.

Saranda dha një mesazh qytetar duke mbledhur  bashkë edhe politikën e cila përballë vullnetarizmit dhe mjedisit të përbashkët është “dorëzuar” dhe ka lënë mënjanë garën elektorale për një moment.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, drejtuesi i lëvizjes “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Ervin Shehaj shpjegoi rëndësinë e pastërtisë së mjedisit dhe radhiti sukseset e Lëvizjes së tij vullnetare, e cila është më e madhja në Shqipëri për nga angazhimi dhe rezultati.

Shehaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes është një Shqipëri e pastër për fëmijët tanë, një mjedis i pastër për turistët, për një jetë më të shëndetshme dhe Shqipëri europiane.

Ai tha se pas disa aksioneve të njëpasnjëshme  ku qindra mijëra shqiptarë janë bashkuar në aksionet e Lëvizjes, ka bindjen se edhe 22 maji do të jetë një moment i madh solidarizimi dhe ndërgjegjësimi ndaj mjedisit.

Shehaj falenderoi të pranishmit për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer.

“Mjedisi na bashkon të gjithëve.

Falenderojmë Nën Kryetarin e Bashkisë Sarandë Z. Jorgo Mitro, Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Sarandë Z. Astrit Llanaj, Kandidatët për Bashkinë e Sarandës, Znj. Florjana Koka nga Partia Socialiste dhe Z. Kreshnik Bozho nga Partia Demokratike, përfaqësues nga shoqëria civile, qytetarët e Sarandës dhe kordinatorin e lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë” për Sarandën, aktivistin Bledi Budo dhe mediat.”, tha Shehaj.

Nga ana tjetër, të gjithë pranishmit premtuan angazhim maksimal që në 22 Maj. “Ta Pastrojnë Sarandën në Një Ditë dhe ta mbajnë pastër çdo ditë, është motoja e aksionit.

Të gjithë sëbashku, mundemi, është besimi!

1
2
3
4
5
6
7
8
9
11233236_10153056213938445_25126270_o
9

Next Post

Testojeni inteligjencën tuaj: Vetëm 4% e njerëzve kanë mundur ta zgjidhin këtë mister!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com