• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zguri me përfaqësues të USAID, NDI e Amb. Britanike: Transparencë financimesh të partive në zgjedhje!

by Java News
21/11/2018 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Klement Zguri dhe Zëvëndëskryetari Denar Biba pritën në takim Dennis Wesner, Supervizor i Programeve dhe znj. Mina Hasaj, Oficere e Projekteve të USAID , Sean Melbourne, Zv.Ambasador i Ambasadës Britanike dhe znj. Marjana Papa, Drejtoreshë e Programeve të Ambasadës, z. Robert Benjamin, Drejtor Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan, znj. Ana Kovacevic, Drejtoreshë e NDI për Shqipërinë dhe z. Vildan Plepi, Këshilltar i NDI.
Takimi u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe arritjet e deritanishme lidhur me financimin e partive politike, si edhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri i shprehu mirënjohjen përfaqësuesve të lartë të USAID, NDI dhe Ambasadës Britanike për mbështetjen që i kanë dhënë KQZ-së në një çeshtje delikate dhe me rëndësi të veçantë për proceset zgjedhore, financimin e partive politike. Zguri u shpreh se transparenca e financimit të partive politike, Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Informacionit Zgjedhor, depolitizimi i administratës zgjedhore përmes profesionalizimit të tyre, trajnimi dhe edukimi zgjedhor intensiv janë me rëndësi të veçantë në arritjen e standardeve zgjedhore, ndaj mbështetja e tyre do të ishte thelbësore në përmirësimin e procesit zgjedhor.

Zëvëndësambasadori i Britanisë së Madhe, z. Sean Melbourne u shpreh se KQZ është institucioni kyç për zhvillimin dhe administrimin transparent të proceseve zgjedhore, për hartimin dhe zbatimin e akteve për të bërë transparencën e financimit të partive politike ndaj dhe mbështetja do të vijojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, Drejtori Rajonal i NDI, z. Robert Benjamin u shpreh i kënaqur me arritjet e deritanishme të bashkëpunimit KQZ-NDI-USAID-Ambasadë Britanike pasi integriteti dhe transparenca në proceset zgjedhore rrit besimin e publikut. Z. Benjamin tha se çeshtjet e financimit të partive politike janë thelbësore për rritjen e besimit të publikut në proceset zgjedhore ndaj mbështetja ndaj KQZ-së do të vijojë.
Vlerësime për bashkëpunimin me KQZ-në shprehu edhe z. Dennis Wesner, Supervizor i Programeve të USAID, organizatë e cila bashkëpunon prej vitesh më Komisionin.
Përfaqësuesit e USAID, NDI dhe Ambasadës Britanike siguruan se mbështetja për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të vijojë edhe për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

ma.me

Next Post
Ferri i flakëve në Kaliforni, 81 të vdekur dhe 699 të zhdukur

Ferri i flakëve në Kaliforni, 81 të vdekur dhe 699 të zhdukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com