Analisti Preç Zogaj mendon se 2 janë zgjidhjet që sipas tij mund t’i japin drejtim të duhur situatës në Partinë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Zogaj thotë se zgjidhja e parë është tërheqja e kryedemokratit Berisha dhe institucionalizimi i opozitës plurale.
Preç Zogaj: Nuk ka shumë zgjidhje për situatën në PD, por 2 janë zgjidhjet kryesore që janë: E para, humbësi i madh që është Sali Berisha tërhiqet dhe i hap rrugën një riorganizimi të PD-së, bashkimit të saj, të të dyja PD-ve, të një Kongresi gjithëpërfshirës me një statut të ri. E dyta është institucionalizimi i opozitës plurale, do të thotë duke ruajtur vijën ndarëse, Rithemelimi i Berishës dhe PD. Ka një elektorat që është i përcaktuar të mos votojnë Berishën, por një opsion që thotë se mund të ja dalim. Më e mira nga këto 2 arsye është institucionalizimi i opozitës plurale është që secila palë të rritet, të organizohet. Të bëhet një statut i ri dhe të hapet dhe PL të gjejë një rrugë, të sjellë njerëz të ri. Të dalin me marrëveshje si koalicion. Kjo më duket më realiste në kushtet kur Berisha ka deklaruar se do të rrijë me gjithë katastrofën. Në të kundërt, do të zvogëlohet më shumë. Këta nuk e njohin popullin shqiptar.
/a.r