I vetmi vend në Europë që hyn në histori për numrin më të madh të grave në Parlament është Islanda. Në zgjedhjet e fundit, shumica e ligjvënëseve në Parlament janë gratë, me 52% ose 33 nga 63 vende në total.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 në Islandë, numri i grave në Kuvend është rritur me 7.
Asnjë vend tjetër europian nuk e ka kaluar pragun prej 50% përsa i përket pjesëmarrjes së grave në Parlament. Vendi i dytë që ndjek është Suedia me 47%. Ndyshe nga shumë shtete të tjera, Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësimin e grave në Parlament.
Prej kohësh Islanda konsiderohet si kampion për barazinë dhe përfaqësimin gjinor. Për të 12 vit renditet shteti i parë për barazinë gjinore. Islanda ka qenë gjithashtu vendi i parë në botë që zgjodhi një Presidente femër, dhe kjo ka ndodhur në vitin 1980.
Në Islandë, leja prindërore është e njëjtë si për burrat dhe për gratë. Ndërsa ligji i parë për pagën e barabartë për burrat dhe gratë daton në vitin 1961.
/a.r