• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e parë e shkollës, Veliaj letër urimi për çdo nxënës: Jeni bashkudhëtarët tanë…

by A R
27/09/2021 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu sikurse e ka kthyer në traditë të përvitshme tashmë, si çdo fillim viti shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka uruar përmes një letre publike çdo fëmijë që ulet sot në bankat shkollore. Përmes kësaj letre mjaft të veçantë, kryebashkiaku i Tiranës inkurajon nxënësit për një vit të suksesshëm mësimor, ndërsa ndan me ta dhe disa prej sfidave dhe arritjeve.

“Sot sfidat me pandeminë na kanë vënë përballë vështirësive të njëpasnjëshme, si ne të mëdhenjve, ashtu dhe ju të vegjëlve, – shprehet mes të tjerash Veliaj, – por janë ligjet e natyrës me të cilat duhet të mësohemi dhe unë kam besim se do të dini t’i ktheni vështirësitë në përvoja”.

Veliaj veçon faktin se këtë vit për herë të parë plot 10 shkolla të reja hapin dyert për ta dhe shumë të tjera do ngrihen në muajt në vazhdim. Piramida, një tjetër projekt ambicioz, pritet të çelë një tjetër epokë në fushën e dijes, ndërsa Kopshti Zoologjik, aq i dashur për më të vegjlit tanë, është surpriza që kryebashkiaku u dhuron fëmijëve.

Letra e plotë e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj:

I dashur nxënës,

Teksa po shkruaj këtë letër për ty dhe shokët e shoqet e tua, më duket sikur të shoh tek bëhesh gati për në shkollë, duke përgatitur fletoret, librat, e duke i zbukuruar me etiketat që mbajnë emrin tënd. E tëra është një atmosferë e bukur, që ndodh vetëm një herë në vit. Ndaj, të shoh të gëzuar!

Sot sfidat me pandeminë na kanë vënë përballë vështirësive të njëpasnjëshme, si ne të mëdhenjve, ashtu dhe ju të vegjëlve. E megjithatë, të gjithë i ngjajmë një peme që rritet në natyrë mes ditëve të mira me diell, ditëve të nxehta apo atyre me shi e shtrëngata, breshër e borë, por që në fund e ndihmojnë pemën të rritet më e fortë, duke i hedhur rrënjët gjithnjë e më thellë në tokë, me trungun që sa vjen e forcohet dhe kurora bëhet më e dendur dhe më e bukur.

Këto janë ligjet e natyrës me të cilat duhet të mësohemi, sepse nuk ka për të qenë e lehtë as për ty, as për shokët dhe shoqet e klasës, as për mësuesit, të cilët po bëjnë maksimumin që ju të mësoni në kushte sa më normale. Është e njëjta panoramë edhe për moshatarët e tu në mbarë botën. Ndaj, në këtë rrugëtim, lipset të jemi bashkë e në mbështetje të njëri-tjetrit. Ti, me shokët, mësuesit, familjarët, kam besim se do të dini t’i ktheni vështirësitë në përvoja.

Është e njëjta rrugë që kam zgjedhur edhe unë me skuadrën time fantastike në Bashkinë e Tiranës. I kemi përveshur mëngët që të gjitha shkollat të jenë gati në 27 shtator, të mirëmbajtura, të dezinfektuara e të pastruara mirë. Këtë vit, si asnjëherë më parë, në qytetin tonë hapim dyert e 10 shkollave të reja, me kushte më të mira, më të mëdha e me më shumë dritë, palestra e fusha sportive të reja, si dhe laboratorë të mirëpajisur. Është çështje kohe që ky standard të prekë secilën shkollë të kryeqytetit, e ndoshta, një ditë, e shpresoj shumë, që të jesh edhe ti pjesë e kësaj skuadre, për ta bërë realitet këtë ëndërr të përbashkët.

Kjo është arsyeja pse unë dhe skuadra ime, ty dhe të gjithë nxënësve të Tiranës, ju shohim si aleatë. Jeni kurajoja jonë dhe energjia transformuese, ndaj ju falenderoj nga zemra! Çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ashtu si ti, të cilët më rrëfejnë ide dhe plane fantastike për realizmin e të cilave diskutojmë bashkë. Jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit.

Por, Piramida është vetëm një nga thesaret që po bëjmë gati për ju. Kopshti i ri Zoologjik është surpriza e radhës! E ndërkohë, në listën tonë kemi edhe plot projekte të tjera fantastike. Nuk do të jetë e lehtë t’i realizojmë të gjitha menjëherë, por unë jam i bindur se në këtë mision do të na bashkohesh shumë shpejt edhe ti si arkitekt, inxhinier, programues apo çdo profesion tjetër që na jep një dorë të ndërtojmë qytetin që ti dhe shokët e tu ëndërroni, sepse vetëm përmes jush e pamundshmja e sotme do të bëhet e mundur nesër.

Ndaj i dashur nxënës, përkushtoju dijes, koha është tani. Suksese në mësime! Miku yt besnik! Erioni

/a.r

Next Post
Lajm i keq për “Karhamanin”, ish-gruaja e denoncon në polici

Lajm i keq për “Karhamanin”, ish-gruaja e denoncon në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In