• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjidhet ngërçi me komisionet parlamentare, PD dorëzon emrat e anëtarëve!

by Os De
23/09/2025 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditë para seancës plenare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thirri në takim informal kryetarët e grupeve. Ngërçit me komisionet parlamentare tashmë do t’i jepet zgjidhje, pasi opozita ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend emrat e anëtarëve. 

Takimi i opozitës me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi erdhi pak orë pasi PD kishte dorëzuar në Kushtetuese padinë për ‘Diellën’, por edhe ndryshimet në rregulloren e re të Kuvendit. 

Ishte vetë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi që njoftoi se selia blu, ka dërguar zyrtarisht në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve, që mbaheshin në sirtarët e saj për shkak të kundërshtimit që opozita i bën ndarjes 7 me 4 të komisioneve. Këto emra, do të miratohen nesër në orën 10:00 në seancë plenare bashkë me listën e maxhorancës. 

“Emrat janë dorëzuar zyrtarisht sipas procedurave parlamentare tashmë prej kohësh”, tha Gazment Bardhi. 

“Po do ti çojmë, emrat janë depozituar sepse është qëndrimi kahershëm i PL që s’mund të braktisim dhe të lëmë asnjë hapësirë bosh Ramës të bëjë ç’të dojë, sidomos sa i përket jetës parlamentare”, tha Tedi Blushi. 

Edhe pse opozita ka iniciuar procedurën për shkarkimin nga karrigia të Niko Peleshit, Bardhi u kujdes të sqaronte se mbledhja ishte rutinë, e jo pajtim. 

“Nuk ka asnjë tërheqje nga mocioni i shkarkimit. Kryetari në detyrë i Kuvendit ka për detyrë të konsultohet me kryetarët e grupeve parlamentare për formimin e institucioneve të Kuvendit, përfshirë delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. Në datën 29 shtator mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe ky proces duhet të ecë një orë e më parë për të akredituar delegacionin e Parlamentit shqiptar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Kemi dhënë vlerësimet tona, mbi përfaqësimin e opozitës në këto institucione dhe sigurisht një takim i thirrur në përputhje me rregulloren nga institucionet e Kuvendit as ka qenë lënë ndonjëherë bosh nga opozita as nuk do lihet ndonjëherë bosh nga opozita”, sqaroi Bardhi. 

Si ulje gjakrash, ose të paktën si reflektim pas presionit të opozitës, e pa ftesën e Peleshit, Tedi Blushi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. 

“S’ka pasur vullnet për konsensus nga një shumicë që ka shkelur rregulloren, thirrjen në takim unë e shoh si produkt të presionit pozitiv të opozitës për domosdoshmërinë e parlamentarizmit në shinat kushtetuese”, tha Blushi. 

Ndërsa Fatmir Mediu, kryetari i tretë i grupeve parlamentare opozitare, preferoi të mos e jepte një koment. 

 

 

 

Next Post
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë”, Artan Hoxha: Nuk e meritonte këtë që i ndodhi, duhet të ishte prezent sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

August 15, 2026
Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

August 15, 2026
Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

Inspektorati i Punës kontrolle të rrepta në zonat turistike, drejtori Muçaj: Në dy muaj verifikuam 891 subjekte, 16 u gjobitën!

August 15, 2026
Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

Masakër në Sudan, të paktën 14 të vrarë nga sulmi i milicisë paraushtarake, dhjetëra të plagosur!

August 15, 2026
Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

Princesha Iman e Jordanisë sjell në jetë vajza binjake!

August 15, 2026
VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

August 15, 2026
Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

August 15, 2026
Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

August 15, 2026
DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

August 15, 2026
Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com