• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zgjidhet ‘ngërçi’ me Drejtësinë, kandidatura e Sheshit i hap rrugë krijimit të KLP

by A R
31/10/2018 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri është hapur rruga për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Thirrjes së dytë për një vend nga prokurët e Apelit i është përgjigjur prokurori i Apelit i Krimeve të Rënda Bujar Sheshi. Kandidatura e zotit Sheshi zgjidh përfundimisht ngërçin e krijuar, pasi ai ka kaluar tashmë dhe testin e verifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë javën e shkuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. 6 zgjidhen nga radhët e prokurorëve, nga të cilët 3 nga Prokuroritë e e Shkallës së Parë. Për këto 3 vende janë kualifikuar 5 kandidatë

Dritan Prençi – Prokuroria Kukës

Vat Staka -Prokuroria Shkodër

Antoneta Sevdari – Prokuroria Tiranë

Gentian Osmani – Prokurori e Krimeve të Rënda

Besnik Muci – Prokuroria e Krimeve të Rënda

Nga këta Dritan Prenci, është i vetmi nga jashtë Tiranës e pritet të kalojë automatikisht. Të tjerët do t’i nënshtrohen votimit për dy poste

Për dy vende nga Prokuroritë e Apelit janë vetëm dy kandidatë, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës e tanimë dhe Bujar Sheshi. Dy kandidaturat e tjera, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan.

Ndërsa për një vend nga Prokuroria e Përgjithshme janë kualifikuar dy prokurorë që kanë kaluar testin

Anila Leka Prokurori e Përgjithshme

Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme

Formalisht do të duhet të pritet mbyllja e procesit të rivlerësimit dhe për disa kandidatë të tjerë, përpara se të thirret mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e cila bën përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ngritja e këtij Këshilli i hap rrugë zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm, si dhe ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nga e cila do të varet më pas dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dy institucionet të cilat konsiderohen kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të duhet të presë procesin e rivlerësimit për një nga dy kandidatët që kanë aplikuar në thirrjen e dytë për vendin e mbetur bosh nga gjyqtarët e gjykatave të Apelit. Për 6 anëtarët nga radhët e gjyqësorit pati gjithsej 14 kandidatura, nga të cilët vetëm 9 kaluan procesin e rivlerësimit. Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar. Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohet kriteri për një anëtar nga Gjykatat e rretheve, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët, do t’i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.

Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë, i vetmi i rikonfirmuar në detyrë, pas procesit të rivlerësimit, është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ, Artan Zeneli u rrëzua.

Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar dy kandidatë, Ilir Toska (Gjykata Apelit Tiranë) dhe Nertina Kosova (Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda). Por që të dy vijnë nga Tirana. I vetmi që kishte konkurruar nga rrethet ishte Besim Trezhnjeva i Apelit të Durrësit i cili u rrëzua. Për këtë arsye Gjykata e lartë hapi në muajin gusht thirrjen, duke u detyruar ta përsërisë atë në fillim të shtatorit. Nga kandidatët e paraqitur Brikena Ukperaj, nga Apeli i Vlorës, e ka kaluar procesin e rivlerësimit, duke qenë se ishte kandidate për në Këshillin e Emërimeve, ndërsa kandidati tjetër Luan Dervishi, nga Apeli i Shkodrës, do t’i nënshtrohet verifikimit. Edhe nëse ai nuk konfirmohet, ngritja e KLGJ-ës nuk do të mund të pengohet më tej.

Next Post
Vijojnë protestat për Kaçifas, ‘Agimi i Artë’ zhvendoset në Selanik

Vijojnë protestat për Kaçifas, 'Agimi i Artë' zhvendoset në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In