• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerohet SPAK? Braho: Do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH!

by A R
27/04/2026 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U mbajt për 1 orë, këtë të hënë, 27 prill, mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në seancë ishte i pranishëm kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Klodian Braho, i shoqëruar nga Vladimir Mara (shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit), Dorina Bejko (shefe e seksionit kundër korrupsionit) dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Ai paraqiti në mënyrë të përmbledhur të dhënat për punën e SPAK gjatë vitit 2025, kohë kur institucioni është drejtuar nga Altin Dumani.

“Në krahasim me vitin 2024, ky raport thuajse është dyfishuar”, theksoi ai në nisje të fjalës së tij, referuar volumit të çështjeve dhe efektivitetit në hetim.

Deklaroi se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 870 procedime penale, ndërsa vendimet e fajësisë përbëjnë 87% të totalit, duke e cilësuar këtë si një tregues të efektivitetit të lartë të institucionit.

Ai shtoi gjithashtu se masat e sigurimit “arrest me burg” kanë pësuar rënie me rreth 53.4%, krahasuar me vitin 2024.

Sipas tij, për vitin 2025 kjo masë për veprat penale të korrupsionit përbën vetëm 3.45% të totalit të personave nën hetim, nga rreth 5% në vitin 2024. Ndërsa për krimin e organizuar, “arresti në burg” zë 21.4% të rasteve, nga rreth 31% një vit më parë. Braho bëri me dije se gjatë vitit 2025 është regjistruar një ulje e numrit të çështjeve për këtë vepër penale, nga 101 çështje në vitin 2024 në 74 çështje gjatë vitit të kaluar.

Në fushën e krimit të organizuar, megjithëse numri i çështjeve të regjistruara ka qenë më i ulët krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje prej rreth 3.4%, nga 58 në 2024-ën në 60 në 2025-ën.

Sipas të dhënave të paraqitura, krimet brenda kategorisë së “grupit të strukturuar kriminal” mbeten me riskun më të lartë për t’u kryer (54%). Më pas renditen “terrorizmi” me 12%, “mashtrimi kompjuterik” me 4.5%, si dhe “trafiku i qenieve njerëzore” me 1.4%. Drejtuesi i SPAK u ndal edhe te çështjet e referuara nga Policia e Shtetit.

“Është shënuar një rritje prej 70% të çështjeve të referuara nga Policia e Shtetit, krahasuar me vitin paraardhës”, tha ai.

Teksa nënvizoi se rekurset në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion janë ulur ndjeshëm, deklaroi se janë konfiskuar 100 mijë euro pasuri të zyrtarëve të lartë që janë nën hetim.

“Kemi pasur 6 skuadra të përbashkëta hetimore, në koordinim me autoritetet e huaja”, shtoi Braho.

Sfidë mbetet sipas tij, hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, megjithatë tha se lufta në këtë drejtim është një angazhim i përditshëm i SPAK-ut.

“Do vijojmë me paanësi dhe integritet, duke garantuar që askush të mos jetë mbi ligjin”, përfundoi kreu i SPAK.

"20 prokurorë janë mjaftueshëm, por rekrutimet vijojnë"

Në përgjigje të pyetjeve, Braho tha se, pavarësisht ngarkesës së lartë të punës, numri aktual prej 20 prokurorësh vlerësohet i mjaftueshëm për funksionimin e strukturës. Megjithatë, ai theksoi se pritshmëritë për rritje të mëtejshme të volumit të punës mbeten të larta.

Në këtë kuadër, ai e cilësoi si lajm të mirë faktin se gjatë këtij viti do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH. Po ashtu, njoftoi se është përmbyllur edhe procesi i kandidimit për 10 policë gjyqësorë, ndërsa pritet që të hapen edhe vende të tjera vakante për forcimin e kapaciteteve hetimore.

Braho sqaron pse 71.1% e masave nuk janë ekzekutuar

Sa i takon masave të sigurisë të paekzekutuara, të cilat sipas raportit arrijnë në 71.1% dhe rezultojnë më të larta se në vitin 2024, Braho u shpreh ekzaktësisht kështu:

Personat që i fshihen drejtësinë dhe janë në kushtet për të ikur, do të thotë që janë në kushte sigurie më të larta dhe masat e sigurisë janë totalisht të justifikuara. Personat që janë nën masën e sigurimit arrest në burg nga 2024 janë nën hetime dhe në 2025-ën. Ju e dini që SPAK nuk ka struktura të specializuara për ekzekutimin e vendimit të masave të sigurisë.

Miliona euro në kripto nën sekuestro

Kreu i SPAK tha se gjatë vitit 2025 janë kryer një numër i konsiderueshëm sekuestrimesh të pasurive me burime të dyshimta ose të paligjshme.

“Në vitin 2025 janë sekuestruar 2.4 milionë euro në kriptovaluta“, tha Braho.

Ai theksoi se problematika kryesore mbetet mënyra e administrimit të këtyre pasurive. Sipas tij, është bashkëpunuar me institucione të tjera, ndërsa Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara duhet të forcohet me më shumë hapësira ligjore për t’i vënë në funksion këto asete që në fazën e sekuestrimit.

“Hetuesit sipas kohës që janë rekrutuar u janë nënshtruar vlerësimeve periodikë të punës së tyre 2-vjeçare, në disa aspekte, çdo hetues është në vlerësimet të vazhdueshëm“, deklaroi për hetuesit në BKH.

Telefonat celularë ‘çelësi’ i hetimeve, por edhe burim debati

Pyetje: Një pjesë e çështjeve pasi përfundon hetimi i shkojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Si do ndikojë që shumë shpejt një pjese të prokurorëve do u mbarojë mandati, si ndikon te çështjet e mëdha që janë në gjykim? Në raport thuhet se telefonat celularë përbëjnë deri në 75% të provave totale, duket sikur gjithë veprimtaria fokusohet këtu, si e shihni këtë provë në dritën e vendimmarrjes?

Braho: Është e vërtetë që ka numër çështjesh të mbartuara, ka një strategji për reduktimin e tyre, nga muaji shtator 2025, me objektiva dhe data të caktuara. 30 qershori dhe fundi i dhjetorit 2026 mbeten për t’u përmbushur, ka një komision të posaçëm që e mbikëqyr, mendoj se jemi në hapa të mirë. Struktura sot është e plotësuar, por nuk ka qenë kështu deri në vitin 2023, megjithatë ka hapa pozitivë në këtë drejtim. Nuk duam të jemi pesimistë, por realistë. Është shumë e ndryshme mënyra se si e heton një prokuror që ka eksperiencë dhe e njeh çështjen, me një prokuror që vjen në ditë të parë. Proceset gjyqësore do vijojnë me të njëjtën shpejtësi, sepse aty gjykata e përcakton vijueshmërinë e gjykimit, hetimi do ngadalësohet përkohësisht…

Sa i përket ekspertizave, aty është bërë diferenca mes pajisjeve kompjuterike dhe aparateve celularë. Janë sendet më të përdorshme. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët i drejtohen gjykatës për autorizim për marrjen e të dhënave në celular. Prokuroria ka ngitur edhe një grup pune të posaçëm për të rregulluar situatën nga ana juridike.

“Retorika politike nuk bën në vetvete një kërcënim. Për të kuptuar se kur është shqetësuese, është në rastet që shoqërohet më ndryshimet ligjore, që cenojnë kompetencat e gjyqësorit. Deri më sot nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë. Nëse ne do kemi një situatë të tillë, patjetër që ne do e bëjmë publik zërin tonë dhe patjetër që këtë shqetësim do ia përcjellim edhe KLP-së. Prokurorët nuk kanë sot këshilltarë ligjorë. Pavarësisht se prokurorët në vetvete nuk kanë, ne jemi munduar që të harmonizojmë punën. Ajo që kërkohet në raport dhe që mendojmë që duhet të ndryshojë është që prokurorët të kenë këshilltarët e tyre ligjorë“, ishte kjo përgjigja e tij kur u pyet se a është ndjerë i kërcënuar nga retorika politike.

 Pastrimi i parave

“Nuk është në kompentencën e SPAK-ut, vetëm kur është e lidhur më një vepër tjetër. Lufta kundër pastrimit të parave, goditja e aseteve, konfiskimi i produkteve, është një nga prioritetet kryesore të SPAK-ut.

Kemi një strukture të veçantë, vetëm për hetime financiare, që tanimë ka 16 persona. Po merren masa të tjera teknike lidhur me gjurmimin dhe zbulimin e kriptovalutave, ku përfshihen edhe hetuesit e BKH-së. Janë një trupë hetuesish që trajnohen në mënyrë të vazhdueshme, duke bashkëpunuar edhe me autoritetet e huaja‘, përfundoi Braho.

Next Post
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com