• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjerimi i Malit të Zi në tokat shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
05/03/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i njohur i Lëvizjes Kombëtare dhe publicisti i shquar, Dervish Himë Ohri, më 1907, si rrjedhojë e veprimtarisë së tij të ngjeshur atdhetare, rrezikohej të kapej nga autoritetet osmane të ndjekjes.

Ishte kjo koha kur ky veprimtar, sapo ishte kthyer në atdhe nga Haga, ku kishte dorëzuar një memorandum pranë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, rrjedhimisht Gjyqit të Arbitrazhit, me të cilin pasqyrohej pozita e rëndë politike e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane nga regjimi i Abdyl Hamidit II, dhe kërkohej zgjidhja e saj përmes njohjes së Autonomisë së Shqipërisë në katër vilajetet e banuara me shumicë shqiptare, shkruan Ramiz Abdyli në pjesën e tretë të serisë “Lufta për kufi”.

Lajmin për fletarrestimin Dervish Hima e mori nga bashkëveprimtarë të tij, në kohën kur ky gjendej diku në pjesën veriore të Vilajetit të Kosovës. Ata, si njohës të mirë të këtyre trevave, i preferuan atij se strehimin e sigurt do ta gjente pikërisht në Kullën e Hasan Ferrit në Plavë, që i kishte dalë zëri prej kohësh për atdhetari, burrëri e bujari.

Dhe, pa vonesë, ai do të trokiste në derën e tij. Kryetrimi i Plavës do ta priste Dervish Himën krahëhapur me fjalët: “Njeriu në besë në shtëpinë e tij nuk do të dorëzohet”. Dhe kështu ndodhi.

Next Post

“Ju mbys nëse shkoni në polici”, vajza: Si e torturonte babai nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com