• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ju mbys nëse shkoni në polici”, vajza: Si e torturonte babai nënën

by A R
05/03/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jetë mes dhunës, ankthit dhe frikës ka jetuar një familje në Tiranë për shkak të dhunës së përsëritur të kryefamiljarit, i cili torturonte bashkëshorten për motive nga më banalet. Dhunës së pamëshirshme, kërcënimeve dhe presionit nuk i kanë shpëtuar as fëmijët të cilët përpiqeshin të shpëtonin nënën nga dhuna e babait. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin D.K. i cili është arrestuar për dhunë në familje. Para se ky shtetas të denoncohej nga bashkëshortja dhe fëmijët, ai ka ushtruar presion psikologjik, duke i’u drejtuar fëmijëve se “do t’i mbyste nëse shkonin në polici”, dhe se në shtëpi “do të bëhej siç thoshte ai”. Shkaqet e konflikteve mes tij e bashkëshortes ishin për xhelozi por edhe për motiuve tepër banale. Në një rast, bashkëshortja e tij ka rrëfyer se e rrahu vetëm se nuk i pëlqente gatimi. E gjithë ngjarja rrëfehet edhe nga dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit, të cilët madje thonë para hetuesve se u kërcënuan të mos i dilnin në mbrojtje nënës, dhe të mos shkonin të denonconin në polici.

Ngjarjet e dhunshme

Nga shqyrtimi i dosjes rezulton se shtetasi D.K. një prej pasditeve kur kthehej në shtëpi, në nëntor të vitit të shkuar, ka filluar të debatojë me fëmijët e tij, duke iu shprehur se në shtëpi do të bëhet siç thotë ai dhe nëse do të shkojnë në polici, do t’i mbysë. E dëmtuara u ka dalë në mbrojtje fëmijëve dhe ai në këtë moment e ka kapur prej flokësh, i ka vendosur duart në fyt dhe gjuajtur me grushta në kokë. Fëmijët më të rritur Doriani dhe Irena janë munduar ta pengojnë por ai ka vazhduar të ushtojë dhunë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe disa ditë më vonë, kur i pandehuri sapo kishte mbërritur në banesë dhe ka filluar të hajë darkë. Ai është shprehur se nuk i pëlqente gatimi dhe ka hedhur tenxheren në tokë, duke përmbysur dhe thyer sendet mbi tavolinë dhe orenditë shtëpiake. Këto veprime i ka shoqëruar me fjalë fyese. Më pas ka dalë në verandën e banesës dhe ka komunikuar në telefon. Sapo ka hyrë brenda, ka filluar ta gjuajë me grushta në kokë dhe trup, duke i kërkuar që të largohej nga banesa. Ajo i është përgjigjur se nëse vazhdonte në këtë mënyrë, do të njoftonte policinë. I pandehuri i është shprehur se edhe nëse hynte në burg, kur të dilte prej andej do ta vriste. Në këto kushte e dëmtuara ka njoftuar policinë dhe paraqitur kallëzim penal.

Vajza rrëfen dhunën e babait

Shtetësja I. K. në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, ka theksuar se prindrit e saj kanë patur gjithnjë probleme, për arsye xhelozie, pune etj. I ati Dritan ushtron dhunë fizike vazhdimisht mbi nënën. Në thuajse të gjitha rastet ajo dhe vëllai Dorjan kanë qenë të pranishëm. Ditën e ngjarjes kanë debatuar me të atin, pasi ai nuk ka patur dëshirë që Irena të dilte me gjyshen e saj. Ndonëse e ka lejuar, më pas i ka bërtitur. Për këtë arsye, ka ndaluar edhe nënën të takojë të afërmit e saj. Gjatë këtij debati e ka gjuajtur me shpulla dhe dhunuar fizikisht. Ajo dhe vëllai janë munduar t’i ndajnë. Ajo thekson se babai çdo ditë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës. Edhe më parë e ka kryer këtë veprim dhe nëna ka patur shenja dhune, por nuk e ka denoncuar dhe ka sakrifikuar, për shkak që të mos linte ata si femijë të rriteshin pa praninë e të atit.

Dëshmia e djalit

Djali i çiftit D. K., në deklarimet e tij ka pohuar faktin se babai ka gjuajtur nënën me shpullë, por sipas tij kjo e fundit ka qenë ajo që e ka provokuar disa ditë rresht.

Në deklarimet e tij, shtetasi i pandehuri pranon të ketë patur debate e zënka me bashkëshorten dhe femijët, pasi u kërkon të mos dalin nëpër lagje por të bëjnë ndonjë punë. Ai mohon të ketë keqtrajtuar atë dhe sipas tij këto janë trillime të bashkëshortes.

Next Post

Gazsjellësi TAP, 1156 pronarë në listën e shpronësimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com