• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gazsjellësi TAP, 1156 pronarë në listën e shpronësimeve

by A R
05/03/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria dhe shoqëria TransAdriatic Pipeline AG Shqipëri (TAP) publikojnë listat me 1156 pronarë të tokave dhe kulturave bujqësore të prekura nga ndërtimi i gazsjellësit. Vlera totale që është llogaritur për shpronësimin është 325 743 227 lekë raporton Shqip.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli dje kërkesën për shpronësim dhe marrjen në përdorim të përkohshëm për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i korridorit të sistemit të gazsjellësit dhe korridori i ndërtimit në zonat: Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Lushnjë (pjesë e projektit të gazsjellësit TransAdriatik).

TAP, shoqëria që do të zhvillojë një tubacion të gazit natyror përmes territorit të vendit tonë, me anë të këtij publikimi kërkon të vërë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Kërkesa përcakton masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm të 15 prillit 2013, si dhe në përputhje me planin e rehabilitimit të jetesës.

“Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara (në Fletoren Zyrtare), si dhe personat që preken por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm”, theksohet në dokumentin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele.

“U lutemi pronarëve dhe personave që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt, të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së, mbi saktësimin dhe konfirmimin e sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.”, theksohet në kërkesën për shpronësim.

Next Post

Azili/ Shqipëria renditet e pesta me 65 935 kërkesa në 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “piçkën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In