• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zgjerimi i BE/ Varhelyi: Ofertë serioze në tetor, në samitin e dhjetorit mund të ketë vendime

by Java News
01/09/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian do të prezantojë në tetor propozime thelbësore, të reja dhe të guximshme për çështjen e zgjerimit. Megjithatë, vendimi se si do të ecet përpara varet kryesisht nga vendet anëtare. Këtë e konfirmoi Oliver Varhelyi, komisioner i BE-së për zgjerimin, gjatë një interviste për median EURACTIV, duke pohuar se do të vendoset gjithçka e mundur në tryezë për ta përshpejtuar këtë proces. Ai shton se 2030-a është një afat i realizueshëm, por vetëm nëse shtetet kandidate, përfshirë Shqipërinë, dhe blloku europian dyfishojnë punën e tyre.

Pyetja ka qenë gjithmonë: A duam ta bëjmë ne këtë? Dhe është hera e parë që dëgjoj nga Këshilli Europian se ata duan ta bëjnë këtë. Ky është një zhvillim i mirëpritur.

Olivér Várhelyi, Komisioner i BE për Zgjerimin

Shefi i zgjerimit kërkoi nga Bashkimi Europian që të përshpejtojë reformën e brendshme mbi këtë çështje. Varhelyi përmendi disa prej ideve të reja që mund të prezantohen bashkë planin e rritjes që mundëson afrimin e vendeve kandidate me BE-në, siç tha ai përmes shtimit të investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Do të përfshinte gjithçka nga reformat mbi sundimin e ligjit, demokracinë, reformat ekonomike dhe integrimin, përmirësimin e klimës së investitorëve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme financiare për të mbyllur hendekun e zhvillimit përpara se ato vende të bëhen anëtare, gjë e cila është gjithashtu e rëndësishme.

Olivér Várhelyi, Komisioner i BE për Zgjerimin

Sipas Várhelyi, fillimisht do të bëhet një ofertë serioze në muajin tetor, ndërsa më pas në samitin e dhjetorit mund të flitet për vendime. Më herët, eurokomisioneri nënvizoi se zgjerimi i BE-së mund të përshpejtohej, por sërish procesi do të ishte i bazuar në meritë, pra në përmbushjen e kushteve dhe reformave. Në të njëjtën linjë ishte edhe shefi i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili njoftoi gjithashtu organizimin e një takimi mes përfaqësuesve të Unionit dhe Ballkanit Perëndimor në fund të shtatorit për të vlerësuar situatën në rajon por edhe të ardhmen./f.s

Next Post
Dështimi i misionit në Hënë, helmohet dhe vdes shkencëtari kryesor rus

Dështimi i misionit në Hënë, helmohet dhe vdes shkencëtari kryesor rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In