• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjerimi i BE, Kukan: Viti 2025 duhet të jetë një afat realist për Ballkanin

by Java News
06/02/2018 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Kukan, deputet i Parlamentit Evropian, përmes një statusi në Twitter ka cituar fjalët e Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, duke theksuar se “integrimi në Bashkimin Evropianë do bazohet vetëm në meritë”.

“Federica Mogherini mbi Ballkanin Perëndimor: Procesi bazohet tek merita, por 2025 duhet të jetë një afat realist për vendet të cilat janë në negociata për integrimin në BE, si edhe për ato të cilat sapo kanë nisur negociata”, shkruan Kukan, duke cituar Mogherinin.

“Federica Mogerini mbi Ballkanin Perëndimor: Nuk është proces teknik por është një proces real i bazuar mbi transformimin… Dyert janë të hapur dhe ne ju duam ju në familjen tonë europiane…Viti 2018 është viti ku procesi mund të bëhet i pakthyeshëm”, vijon Kukan.

Më herët, Komisioni Europian prezantoi sot strategjinë për zgjerimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fjalën e saj tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, shkruan ata.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”, deklaroi Mogherini.

Ndërsa Komisioneri, Johannes Hann theksoi se e ardhmja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Europë ndërsa vuri në dukje se vendet kanë bërë përmirësim sa i takon forcimit të sundimit të ligjit.

STATUSI I KUKAN
Kukan twitter

a.ç

 

 

 

Next Post
Me qeleshe dhe shpatë në brez, Donald Lu siç nuk e keni parë (GALERI)

Donald Lu flet për jetën e tij, ja puna e parë që ka bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In