• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donald Lu flet për jetën e tij, ja puna e parë që ka bërë

by Java News
06/02/2018 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projekt i quajtur “People First”, i cili përfshim bashkëpunimin mes një kompanie private shqiptare, ministrisë së Ekonomisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dhe i financuar nga USAID, ambasada suedeze në Tiranë dhe nga kompania private shqiptare që është promotore e projektit, u ka mundësuar trajnimin, certifikimin dhe gjetjen e një vendi punë dhjetëra të rinjsh në Shqipëri në sektorin e turizmit.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i pranishëm sot në dhënien e certifikatave për disa prej të rinjve, duke e përgëzuar këtë nismë, rrëfeu edhe disa detaje nga profesioni i tij i parë, përpara se t’i hynte rrugës së diplomacisë.

Lu ka treguar me mjaft krenari dhe nostalgji se puna e tij e parë ka qenë në një furrë buke, ku ai përgatiste, biskota, bukë, e ëmbëlsira.

Ja fjala e plotë e dipolmatit amerikan, e publikuar nga ambasada e SHBA-vë në Tiranë:

Minister Ahmetaj, Minister Nikolla, Ambasador Ndisi, Zoti Ilirjani, Drejtor Micko, Zonja Laçi, të dashur të diplomuar,

Një nga punët e mia të para ishte si furrtar. Ishte viti im i parë në universitet dhe çdo ditë zgjohesha në orën pesë të mëngjesit dhe mësoja si të bëja bukë, biskota, torta dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme, sepse i gjithë dyqani i bukës mbante erën e këndshme të ëmbëlsirave të mrekullueshme dhe të bukës së freskët.

Jam në dijeni se disa nga ju të diplomuar keni ndjekur kurse të avancuara gatimi, të ofruara nga instruktorë të jashtëzakonshëm, si Xhafer Bejdo nga Durrësi. Të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike, shërbimit ndaj klientëve dhe punës si recepsionistë. Një falenderim i veçantë për partnerët kryesorë të biznesit të këtij projekti: Hotel Tirana Internacional, Hotel Serenity Tiranë dhe Restaurant Delux i Durrësit.

Jam shumë i kënaqur të dëgjoj se ky program ka vendosur 164 nga ju si stazhierë në sektorin energjik të turizmit të Shqipërisë. Më pëlqen që 62 kanë gjetur punë tashmë. E di që më shumë prej jush do të gjejnë punë në ditët e ardhshme.

Shumë të rinj të talentuar në Shqipëri po kërkojnë punë të mira. Dimë gjithashtu se shumë kompani e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe të trajnuar. Bravo për Elton Ilirjanin dhe Grupin “Headhunter” që janë një pionier në gjetjen e vendeve të punës dhe trajnimin e shqiptarëve të mençur e të aftë për të konkurruar për ato vende pune.

Jemi krenarë që jemi partnerë me qeverinë suedeze, por edhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që drejton qendrat e formimit profesional në Shqipëri. Qëllimi ynë është që ky program pilot i suksesshëm të mund të shtrihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për trajnime profesionale për mijëra stazhierë nga i gjithë vendi.

Nxis më shumë të rinj të aplikojnë këtë vit në këtë program të suksesshëm. Ju dëshironi punë të mira dhe ne duam që ju të jeni gati për ekonominë moderne.

a.ç

Next Post
Vetura e Teslas mendohet të niset sot drejt Marsit

Vetura e Teslas mendohet të niset sot drejt Marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com