• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zgjedhjet serbe / Presheva e braktisur nga Kosova dhe Shqipëria

by Ben Andoni
24/04/2016 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës (24 prillit 2016) në Luginën e Preshevës, të vlefshme për zgjedhjet lokale dhe parlamentin serb, nuk pritet të japin ndonjë veçanti për elektoratin shqiptar në Kosovën Lindore. Përveç bjerrjes së përfaqësimit të tyre dhe mbi të gjitha: dështimin e përbashkët rajonal të shqiptarëve.

Numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në këtë komunë është më i madh se i serbëve, por de facto ata kanë humbur numra pafund në listat. Shumë shqiptarë të Luginës, prej mungesës totale të shpresës, janë zhvendosur në Perëndim ose gjenden në Kosovë prej viteve ’90, më të shumët gjatë luftës së UÇPMB-së. Ata që kanë ardhur në 20-vitet e fundit në Kosovë, thuhet se nuk janë fare të regjistruar! Dhe nuk është habi, që një pjesë e tyre, të mos ketë dokumentet aktuale të Kosovës e as më pak të Serbisë. Ky është një nga paradokset, pasi të ngratët s’mund të votojnë as në Kosovë e as në Serbi. Si për ironi, ndërsa kosovarët pak merren me këtë problem, serbët, bënë në mënyrë të organizuar votimet në Kosovë të serbëve kosovarë, në një shtet tjetër legjitim dhe madje edhe nën mbikëqyrjen e OSBE-së!

Por, trishtimi rritet, pasi është bërë e udhës, në muajt e fundit, që qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, kur flasin respektivisht për marrëdhëniet bilaterale me Serbinë e përdorin dëndur Luginën e Preshevës, madje premtuan dhe një fond të përbashkët. Teksa një arradhë zyrtarësh shqiptarë të gjithë piramidës shtetërore e vizitojnë shpesh Preshevën. Dhe, rezultati: në të tre komunat ku jetojnë shqiptarët, në Jug të Serbisë, situata është më e ndjerë. E thënë më troç, sa më shumë Shqipëria me Kosovën premtojnë për Preshevën aq më pak bëhet. Nga ana e saj, Serbia jo vetëm nuk e përfill kinse angazhimin e Prishtinës dhe Tiranës, por nga ana tjetër edhe bën karshillëk. E fundit ishte me mirënjohjen që mori nga komuna e Preshevës kryeministri Vuçiç, që ngjante shumë cinike me morinë e problemeve të pazgjidhura, që kanë qendrat e shqiptarëve.

Lugina e Preshevës dhe Bujanovci kanë qenë një nga postet më të avancuar të trojeve shqiptare. Fakt i përdorur për retorikë nga politikanët shqiptarë, teksa nuk kanë pasur as edhe predispozitën më të vogël në terren për të menduar realisht ekonomikisht dhe politikisht për t’i ndihmuar bashkëkombësit në atë që njihet si Kosova Lindore.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbartin probleme të shumta. Sot e kësaj dite është i pazgjidhur problemi i teksteve shkollore, simbolet kombëtare nuk përfillen, kurse varfëria dhe mungesa e shpresës ka sjellë largimin e madh të shqiptarëve, papunësi dhe një mungesë totale të shpresës. Banorët serbë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren aty.

Ndërkohë, që cinike ka qenë qasja e serbëve për të treguar ndihmën që japin për Preshevën, e cila është nën juridiksionin e tyre. Me këtë u kanë treguar sidomos kryeministrave Mustafa dhe Rama, se janë për aksionin dhe jo fjalët. Dhe, për t’i shkundur të dy kryeministrat shqiptarë, kujtojmë se në zgjedhjet e fundit mund të fitojnë të drejtën e përfaqësimit në Kuvend edhe Partia Radikale Serbe e Sheshelit, si dhe koalicioni nga Partia Demokratike Serbe ”Dveri”!

Kurse në Luginën e Preshevës, në të gjithë këtë tollovi, garon e vetme Partia për Veprim Demokratik, që ka kandiduar me një listë të vetme për deputetë. Kurse faktori politik shqiptar vazhdo të jetë thellësisht i përçarë, që do të thotë se me këtë rast ka gjasa të humbin realisht tre vendet historike në parlament. Sikur të mos mjaftojnë të tjerat, Preshevës i është shtuar edhe një formacion tjetër, Alternativa për Ndryshime, e cila mëton të jetë një zë ndryshe, por që nuk ka arritur të përgatitet për zgjedhjet parlamentare e as të ngrejë strukturat e saj në dy komunat tjera, Bujanovc dhe Medvegjë. Dhe, e fundit, por jo e tillë për nga rëndësia, shumë shqiptarë të lindur dhe banues në Luginë nuk kanë votuar dot për zgjedhjet lokale dhe parlamentare serbe të së dielës, pasi e kanë pasur të pamundur pajisjen me letërnjoftime në kohën e duhur. Vendbanimet e shqiptarëve janë kthyer në fantomatike. Ndërkohë që serbët po fillojnë të marrin terren në strukturën demografike dhe në aspektin politik, duke i lenë me gisht në gojë autoritete shqiptare të Preshevës, dhe në retorikën e vazhdueshme boshe të dy kryeministrat Mustafa dhe Rama, që njësoj si paraardhësit e tyre, veç vizitave me tam-tame nuk kanë bërë pothuaj asgjë për Preshevën, që të mbajë era shpresë.

Qasja e re e Preshevës tashmë fatkeqësisht është përballja dhe konjuktura e re me serbët sesa ndihma e vëllezërve shqiptarë, që i kanë lënë të braktisur (Javanews).

Next Post

Horoskopi 25 Prill 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In