• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zgjedhjet që prodhuan një opozitë të re

by Mero Baze
25/06/2017 23:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria përmbylli procesin më të qetë zgjedhor në historinë e saj, me një kulturë të re komunikimi dhe një përmbajtje qytetare të partive të mëdha. Për herë të pare, një lider opozite ka falenderuar votuesit pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe ka bërë thirrje për një proces numërimi korrekt, duke lënë mënjanë një traditë anadollake të thirrjeve për fitore nga të dy kampet dhe akuzave reciproke ende pa u hapur kutitë e votimit.

Kjo është një nga fitoret më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, ku opozita ka meritën e saj.

Zgjedhjet duket se i kanë dhënë fitoren Partinë Socialiste, jo aq për shkak të shtimit të votave të saj, por për shkak të abstenimit të votuesve që kanë mbështetur opozitën, për shkak të problemeve brenda saj. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ku votuan 50 për qind e listës formale (që është rreth 80 për qind e listës faktike të atyre që banojnë në Shqipëri), në këto zgjedhje kanë votuar 45 për qind e listës formale. Pra, kemi një rënie me pesë për qind të listës formale të votuesve, që në mënyrë të qartë i adresohet problemeve të opozitës.

Ky është një shembull i fortë, se si rregullat e demokracisë së brendshme në një parti politike të madhe, kthehen në një ndëshkuese të madhe për një parti, edhe kur ajo është në opozitë, pasi frenon ngjalljen e shpresës dhe vret idenë e bashkimit.

Është kjo arsyeja që votuesit e opozitës kanë preferuar të shkojnë në plazh, apo të rrijnë në shtëpi, duke mos pasur besim tek fitorja e partisë së tyre.

Edi Rama ka ruajtur në mënyrë të pazakontë votat e tij, duke i shtuar ndoshta ato në një shifër të papërfillshme, por që përkthehen në mandate më shumë, për shkak të sistemit të konkurrimit individual të partive. Ky në fakt ishte basti i madh i Edi Ramës me këto zgjedhje dhe guximi i madh politik i tij, për të sfiduar aleatin e tij më të madh, Ilir Metën. Një guxim i cili ka ndarë historikisht të majtën dhe e ka kthyer LSI-në në një faktor vendimtar për të ardhmen e opozitës në Shqipëri.

Fakti që Edi Rama po ja del, është dëshmi e fuqisë që ka ruajtur mbi të majtën socialiste dhe padyshim e fushatës së tij me energji pozitve, pse jo dhe një populizëm me ngjyra nacionaliste.

Ilir Meta po ashtu ja ka dalë të bëjë një betejë të pazakontë politike, të stilit të vjetër, për të ruajtur kuotat e tij politike. I vendosur mes dy zjarresh pas marrëveshjes Rama – Basha, Ilir Meta u përfshi në një betejë të jashtëzakonshme politike, duke hedhur poshtë kostumin e presidentit të zgjedhur dhe duke tentuar t’i tërheqë kundërshtarët në një betejë edhe fizike, me shpresë se aty do t’i mundte. Pavarësisht tensioneve të skajshme dhe retorikës së LSI për të qenë “forcë e parë”, mendoj se fakti që Ilir Meta arriti të ruajë mandatet e veta, dëshmon një parti të superstrukturuar për t’u vetëmbrojtur. Kjo e bën atë një aktor të rëndësishëm politik në të ardhmen, sidomos në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Ai do të jetë diktues i madh i rregullave të lojës edhe brenda PD, për të ardhur në pushtet.  E ardhmja e PD dhe sidomos rruga e saj drejt pushtetit, tani nuk kalon vetëm nga Lulzim Basha, por dhe nga Ilir Meta, i cili ngjan më shumë se Basha, si pasardhës i Berishës. Këto zgjedhje po prodhojnë një fitues të qartë, por një opozitë të paqartë. Dhe paqartësia  e opzitës së re, është se të gjitha llogaritë tani duhet t’i bëjnë me Berishën e Metën, dhe jo me atë që ka vulën e partisë.

Next Post
Ruçi: Votimin e vetingut, qeverinë teknike e shtyrjen e zgjedhjeve nuk i negociojmë, për të tjerat bujrum

Ruçi me urgjencë në Vlorë? PS: Ja e vërteta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In