• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë

by Preç Zogaj
15/03/2025 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Është e njohur shprehja sarkastike për zgjedhjet që thotë: “Po të ndryshonin ndonjë, gjë do t’i kishin ndaluar”.

Ka parasysh zgjedhjet farsë si në Rusi dhe në regjime të tjera me fasadë demokratike, por autokratike në thelb ku zgjedhjet mbahen nën kontroll nga një njeri apo një elitë e pandryshueshme në pushtet dhe në opozitë.

E spërkatur me humor të zi, shprehja në fjalë e përfshin vendin tonë. Këtu nuk kemi parasysh vetëm pluralizmin e simuluar, ku dy partitë kryesore PS dhe PD konkurojnë si të ndyshme dhe qeverisin njëlloj, i mjaftueshëm në fakt për t’ua hequr zgjedhjeve magjinë e ndryshimit.

Në vend që të shërohej me kalimin e viteve, kjo sëmundje foshnjore e zanafillës së pluralizmit në vendin tonë, e shpjegueshme në kontekstin shqiptar të daljes nga komunizmi, është bërë kronike e madhore me zhdukjen e sistemeve demokratike të karrierës dhe qarkullimit të elitave në partitë politike.

Prej gjashtëmbëdhjetë vitesh jemi në sistemin e emërimit të deputetëve me lista të mbyllura, sistem i cili njohu një “reformim” pervers të pashembullt në botë për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti, ku listat e hapura në bishtin e tyre punojnë për listat e mbyllura në kreun e tyre.

Meqë jemi te gjetjet origjinale ala-shqiptare duhen t’i njohim një meritë kryeministrit Edi Rama. Veç sistemit deledash të patricëve dhe plebejve në bashkautorësi me Sali Berishën, ai ka shpikur përzgjedhjen e deputetëve me aplikim, ngjashëm me aplikimin për vende të zakonshme pune. Duke injoruar specifikat e bërjes karrierë si një angazhim partiak dhe pubik i shkallëshkallshëm dhe i matshëm për çdo të ri e të re. Për rrjedhim, duke investuar keqkuptime të mëdha për mënyrën si bëhet karrierë në politikë.

Në të vertetë Rama ka patur një problem të madh: si t’i paraprijë mbrotjes së deputetëve dhe zyrtarëve të partisë së tij nga hetimet e SPAK, ku me propabalitet të lartë dora e hetimit penal nuk po del pa gjetur abuzime e vjedhje kudo ku futet.

Për këtë arsye, përveç ndoca deputetë të karrierës që nuk janë bërë pis me afera korrutive, atij i janë dashur sa më shumë deputetë “të virgjër”. Duket e justifikuar në rrethanat e revanshit pa kthim të antikorrupsionit. Por mendoj se një risk nuk luftohet me ekstravaganca pa lidhje me mënyrën si bëhet karrierë në politikë, ku dallojnë dy elementë bazë: Angazhimi sistematik për partiakët. Veprat e shquara dhe kontributi i madh publik për intelektualët pa parti.

Emërimi i deputetëve me aplikim është një markë politike që u shtohet dy të mëparshmëve të Edi Ramës në kuptimin e origjinalitetit: promovimit të krimit në pushtet dhe Rregjistrit të zgjedhësve si një element strategjik i rrethimit të tyre. Pavarësisht se nuk janë asesi të së njëjtës kategori. Ky i emërimeve me aplikim nuk krahasohet me dëmet që i kanë sjellë demokracisë dy të tjerët.

Politikanët mbesin në histori për mirë kryesisht për veprat shtetndërtuese demokratike dhe për investime të mëdha të panjollosura nga korrupsioni apo sjellja tiranike. Rama as e ka menduar ndonjëherë një reformë kushtetuese që lejon garën dhe u jep fuqi zgjedhësve. Duket i lumtur të shkruajë e të vulosë vetë. Duke llogaritur Berishën si asetin kryesor që pengon konvertimin e bëmave të qeverisjes së tij në humbje të pushtetit. Edhe pas dymbëdhjetë vitesh!

Në zgjedhjet e 11 majit Berisha shkon për të kaluar në kudhrën e votimeve berishizmin. Jo vetëm atë të njëherë e një kohe. Berishizmin e ri të një lideri të sanksinuar nga SHBA e Britania e Madhe dhe në proces gjyqësor për akuzat e ngritura nga SPAK. Berishizmi i ri nënkupton pranimin e verbër të narrativës së tij për këto ngjarje. Ndërsa pret të flasë gjykata për akuzën e SPAK, publiku jo berishist e merr të mirëqenë vendimin amerikan dhe britanik kundër tij dhe nuk ka instrumente ta shohë ndyshe. Veç po të tërhiqen Uashingtoni dhe Londra.

Berishistët kanë qenë shumicë në PD, por pakicë në Shqipëri. PD ka fituar vetëm në diversitet, e hapur ndaj korenteve dhe stileve brenda saj. Lista e koracimit, aspak e papritur, madje e logjikshme, lexon objektivin numër një të Berishës për të mbajtur radhët në opozitë. Pastaj ç’të jetë shkruar. Ka plot demokratë dhe njerëz pa parti, madje edhe socialistë të cilët urojnë që Berishës t’i hiqet non grata amerikane. Hapja e rrugës së zënë për të do të hiqte vijën ndarëse parimore që vuri sansionimi i tij nga aleati stategjik.

E gjithë kjo është pritje. Kurse të sfiduarit e realiteteve të reja të kohës sonë është një realitet i trishtë me listën e zgjedhjeve të humbura. Si për t’u zënë zgjedhësve kokën me derë: ose na votoni ne, ose vritni veten. Ne për vete nuk humbim gjë!

Kësisoj, shto këtu faktin se partitë e vogla opozitare nuk aritën të bashkohen nën një sigël, zgjedhjet e 11 majit paralajmërojnë të mos ndyshojnë asgjë.

Next Post
“Shqipëria, e lirë dhe e mirë”, ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

“Shqipëria, e lirë dhe e mirë”, ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

September 17, 2026
“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

September 17, 2026
“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

September 17, 2026
Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

September 17, 2026
Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 17, 2026
Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com