• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet që do ringjallin Ilir Metën!

by Dritan Hila
29/03/2023 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Formacionet për fushatën e zgjedhjeve lokale tashmë janë në fushë. Edhe partia e Alibeajt ka paraqitur listën e këshilltarëve. Ajo që vihet re është një lloj handikapi i kësaj fushate elektorale sepse shumica e PD-se, të paktën kështu besohet, e cila përfaqësohet nga zoti Berisha, është në strehën e Ilir Metës, ndërsa vetë PD-ja, ajo që përfaqëson Alibeaj dhe Basha është me gjysmëtrup, gjysmëzemer në fushëbetejë, sepse nuk ka paraqitur të gjithë kandidatët e vet.

Është e pakuptueshme kjo strategji që ka ndjekur Alibeaj dhe grupi i tij politik, sepse është një veprim që vetëm politik nuk është. Duhet të gëzohemi të paktën që PD-ja nuk po humbet si sigël por po paraqitet me një të katërtën e bashkive me kandidatë për kryetarë dhe anëtarë për këshillat bashkiakë.

Nëse kanë shpresuar që kjo do të ulë goditjen e Sali Berishës kundër tyre, me siguri nuk e njohin. Por shqiptarët e njohin mirë Berishën dhe kjo nuk ka për t’u sjellë më një përfitim, përveçse ka për ta çorientuar më tepër elektoratin. Ende nuk e kam të qartë se si një votues i të djathtës do të shkojë të zgjedhje midis këshillit bashkiak të Sali Berishës, apo të PD-së. Është një kaos i organizuar.

Ata që dalin të fituar nga kjo mesele janë krahu i Ilir Metës sepe ai i ka mbushur me njerëzit e vet, listat e anëtarë e të këshillave bashkiakë. Mendohej që Ilir Meta ishte në prag të shuarjes së tij. Kjo në fakt i jep një dorë të cilën me siguri nuk ka dashur t’ia japë Berisha, apo Alibeaj. Jo se këshillat bashkiakë kanë ndonjë rëndësi në qeverisjen territoriale. Kjo i shërben Metës për të mos u zhdukur nga politika e Shqipërisë.

Është një ujë në mes të shkretëtirës që ia jep me siguri pa vetëdije Alibeaj dhe me siguri pa dëshirë Sali Berisha. Berisha për mbijetesë politike detyrohet që të futet në strehën e Metës. Ndërsa PD-ja e Alibeajt në qorrllëkun e tyre politik shkojnë dhe i japin frymëmarrje Ilir Metës. Jo se Meta e meriton apo jo të ekzistojë, se kjo është punë e zgjedhësve, por ata kanë siguruar një trik elektoral që i rrit votat Ilir Metës dhe në të ardhmen kjo do të bëjë që të rrisë pretendimet për numrin e deputetëve në radhë të një aleance. Situata politike e dy partive të mëdha, e ka shpëtuar Ilir Metën.

Ligji i 2008-ës u be për t’u zhdukur Ilir Meta. Në fakt budallallëku, tahmaja dhe papjekuria politike e PD-së bëri që Meta, jo vetëm të mos zhdukej, por edhe të mbijetonte. Jemi në një situate ku dy çuditë e mëdha janë zgjidhja që i ka dhënë se si do të marrë pjesë në këtë fushatë elektorale PD-ja e Alibeajt dhe përfitimi i Metës nga ky mishmash elektoral, duke menduar që Ilir Meta do të jetë ai që do të ketë numëruesit në komisionet zgjedhore, do të numërojë edhe votat e Sali Berishës.

Ky mishmash politik sigurisht që favorizon PS-në, megjithatë kundërshtarët e saj kanë gati fabulën për humbjen, janë vjedhur votat, votat e krimit, votat e blera të Edi Ramës, pra është gati fabula për të justifikuar humbjen. Por unë nuk e di se si mund të fitojnë.

Next Post
OriginAL – Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare

OriginAL - Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Duke vazhduar idenë tuaj, zoti Dritan, ……ndërsa vetë PD-ja, ajo që përfaqëson Alibeaj dhe Basha është me gjysmëtrup, gjysmëzemer në fushëbetejë………. do ti shkonte edhe kjo frazë……me flamurin e PD në gjysmë shtize, në kujtim të një partie që po i këndohet kënga e vdekjes mortore, nisur me revansh drejtë varrezave të Vuqidolit, që na pruri vdekjen, kaosin, ndasitë jug-veri, krimin, vjedhjet dhe gjithë të zezat në këtë vënd e në këtë popull.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In