• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet presidenciale SHBA/ Si realizohet shkëmbimi i votave për kandidatët

by Java News
08/11/2016 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sistemi zgjedhor amerikan e mundëson këmbimin e votave. Po si funksionon kjo?

“Unë jam një përkrahëse e Hillarit nga Alabama dhe dua të shkëmbej votën time me një votues për një kandidat të tretë nga një shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët,” shkruan Henley. Vetëm 23 minuta më vonë, vjen përgjigja nga Sarah Platt: “Hi Henley, unë votoj me qejf për Hillarin në Indiana, nëse ti voton për Jill Stein në shtetin tuaj.” Henley dhe Sara janë lidhur përmes platformës nevertrump.trimian.com dhe duan të këmbejnë votat e tyre për zgjedhjet presidenciale. Të dyja kanë një qëllim, që Donald Trump të mos zgjidhet.

Sistemi zgjedhor amerikan e mundëson këmbimin e votave

Kjo faqe interneti është një nga shumë ofertat on-line për këmbimin e votave. Kjo lidhet me sistemin amerikan, sepse president nuk zgjidhet ai që fiton numrin më të madh të votave në të gjithë vendin. Në shtetet federale amerikane nuk votohet direkt për presidentin, por për përfaqësuesit zgjedhorë që mblidhen për të zgjedhur presidentin. Pra fitues del ai që ka numrin më të madh të përfaqësuesve zgjedhorë.

Të ashtuquajturit shtete “swing”, pra ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët- Shumica e shteteve federale amerikane votojnë tradicionalisht ose për demokratët ose për republikanët. Por ka edhe shtete, si Florida, Ohajo apo Indiana ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët. Pikërisht votat e mbledhura në këto shtete përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ri. Për shkak të këtij konstelacioni bëhet i mundur edhe këmbimi i votave. Pra dikush që do të votojë për demokratët, por jeton në një shtet që tradicionalisht voton për republikanët, mendon se vota e tij do të shkojë dëm. Prandaj mundohet ta këmbejë votën me dikë në shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët

Gjykatat i lejojnë këmbimet

Ideja dhe përpjekjet e para për këmbimin e votave janë bërë në vitin 2000. Në atë kohë gjyqtarët vendosën që një këmbim i tillë nuk është i palejueshëm, spese secili gëzon të drejtën e lirisë së mendimit dhe për sa kohë për këmbimin nuk jepen para apo dhurata, ky veprim është i ligjshëm.

Por askush nuk mund të jetë i sigurt nëse personi që ka pranuar të bëjë këmbimin vërtet voton sipas marrëveshjes. Për këtë disa votues e fotografojnë fletën e votimit si dëshmi. Por në disa shtete fotografimi i fletës së votimit është i ndaluar. Pra këmbimi i votave bazohet në një masë të madhe besimi dhe tek ndjenja se ti i  ke bërë të gjitha përpjekjet që të fitojë kandidati yt i preferuar./ DW

ma.me

Next Post

(VIDEO) Dhunoi dhe kanosi gruan me armë, pranga 38-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In