• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi, sondazhet nxjerr fitues Gjukanoviç

by Java News
09/04/2018 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Zi zhvillon zgjedhjet presidenciale të dielën e ardhshme dhe sondazhet e deritanishme nxjerrin fitues që në raundin e parë ish-kryeministrin Milo Gjukanoviç.

Edhe pse në garë marrin pjesë 7 kandidatë, beteja e vërtetë siç thotë “Zëri i Amerikës” është ajo mes Gjukanoviçit dhe kandidatit të opozitës, Mladen Bojaniç.

Bojaniç gëzon mbështetjen e partive më të mëdha opozitare, ndërsa ish-kreu i ekzekutivit ka përkrahjen e koalicionit qeverisës, përfshirë partitë shqiptare e boshnjake.

Qëndrimet e tyre, rreth atyre që “VOA” i cilëson si çështje të një rëndësie jetike për vendin, janë diametralisht të kundërta.

Kandidati i opozitës është shprehur kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe nuk e pranon njohjen e Kosovës nga ana e Podgoricës. Ai pretendon se politika e Gjukanoviçit e ka shkatërruar vendin dhe se veprimet e tij shkaktojnë kaos e mosmarrëveshje në vend.

Ndërsa për udhëheqësin veteran, Mali i Zi është pozicionuar tashmë pro Perëndimit dhe këtë linjë ka për të vazhduar edhe në të ardhmen me politikat e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe thellimin e proceseve integruese.

Votat e komunitetit pakicë, edhe këtë herë pritet të jenë vendimtare në zgjedhje. Gjukanoviç njihet për krijimin e marrëdhënieve harmonike me të gjithë komunitetet etnike në vend, e nga kjo ka përfituar mbështetje të gjerë politike.

a.ç

 

 

Next Post
Thaçi: Vrasja e Ivanoviç e planifikuar për të dëmtuar Kosovën

Thaçi mesazh Serbisë: Kërcënimeve do t’ju përgjigjemi me pushkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In