• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha: Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. SPAK t’i shkojë deri në fund dosjes…!

by Java News
26/07/2023 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme është takuar me qytetarët në Shkodër.

Basha ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama për çmime e larta dhe korrupsionin që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu ai thekson se rasti ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

REAGIMI I PLOTË:

Të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

 

 

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e Inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Krahas korrupsionit Shqipëria renditet ndër vendet e kriminalizuara ku krimi dikton qeverisjen. Dhe për t’ua lehtësuar sa më shumë punën bandave kriminale qeveria vendosi ta legalizojë kanabisin. Kjo ishte përgjigja e qeverisë për vështirësitë ekonomike të shqiptarëve.

Rasti Ahmetaj, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkishë e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Aferat korruptive të provuara tashmë por edhe akuzat e balta që hidhen nëpër mediat e financuara me para korrupsioni për të mbuluar pikërisht të inkriminuarit dhe korruptuarit e vërtet, kanë bjerrë besimin e qytetarëve te politika, siç e treguan zgjedhjet e fundit, ku të rinjtë në shumicë i bojkotuan ato.

Prandaj kushdo që është i pastër dhe nuk ka frikë duhet të bashkohet sot me thirrjet për vetting-un e politikanëve, hetimin e pasurive të tyre, si dhe lidhjet me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.

Në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do t’i realizojmë këto ndryshime, duke i dhënë çdo shqiptari zërin për t’u dëgjuar dhe forcën për të vendosur të ardhmen e tij dhe famjljes së tij./m.j

Next Post
FOTOT/ Nga Majko me zëvendësin e Gjicit në krah, te përqafimet e socialistëve! S’mungon as Gramoz Ruçi. Çfarë nuk u pa në Asamblenë e PS

FOTOT/ Nga Majko me zëvendësin e Gjicit në krah, te përqafimet e socialistëve! S'mungon as Gramoz Ruçi. Çfarë nuk u pa në Asamblenë e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com