• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet nuk janë më pjesë e demokracisë

by Ilir Yzeiri
10/11/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Besimi të zgjedhjet si instrument që ndërton dhe mban në këmbë demokracinë, ka rënë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, sidomos. Te ne, zgjedhjet si sistem dhe si organizim i jetës demokratike, kanë ardhur duke u rrudhur, duke u shfytyruar e, tani në fund, janë bërë një ritual i bezdisshmë sepse ato nuk shënojnë më garën dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit apo të atij që zgjedh. Sot, të shkosh të votosh, nuk do të thotë se ti do të delegosh fuqinë apo pushtetin tënd tek i zgjedhuri yt. Apo edhe nëse i preferuari yt nuk fiton, nuk është e thënë që vota jote do të shkojë te ajo opozitë që gjatë mandatit të një legjislacioni të caktuar, do të jetë zëri që kundërshton apo korrigjon pushtetin e atij që ka fituar zgjedhjet.

Braktisja totale e zgjedhjeve të pjesshme lokale që u provokuan për arsye politike, për shkak se ish-kryetarët e dorëhequr morën poste apo u zgjodhën deputetë, shenjon deridiku pikërisht këtë qasje që zgjedhësi shqiptar ka vendosur me zgjedhjet. Po si do të vazhdohet më tej? Perspektiva është e zymtë. Shqipëria është një vend i vogël dhe pa traditë të njohur në fushën e ideve.

Nëse Partai Socialiste vijon të fitojë zgjedhjet, ajo nuk ka përse të fajësohet për këtë. Opozita shqiptare apo populli opozitar është dorëzuar dhe tani edhe nga populli opozitar janë shtuar zërat kritikë ndaj Sali Berishës dhe pengmarrjes që i ka bërë ai Partisë Demokratike. Lulëzim Basha dhe të tjerë opozitarë nuk po arrijnë të organizohen e të tërheqin rreth vetes popullin opozitar që në këta vjet është shtuar dhe është shumicë.

Bojkotimi i zgjedhjeve në fakt është shprehja më elokuente e dëshpërimit të popullit opozitar i cili nuk beson më se kjo qeveri apo Edi Rama mund të mundet. Për të shenjtëruar pushtetin e tij dhe për të mbajtur larg popullin opozitar Berisha ka shpikur narrativën e krimit, korrupsionit, vjedhjes së votave dhe gjithçkaje tjetër të zezë që njihen si plagë të kapitalizmit qysh kur ai u instalua si sistem. Kjo narrativë e luftës politike e fokusuar mbi personin dhe mbi kriminalizimin e kundërshtarit është mjaft e përhapur edhe në Perëndim, madje në kështjellnë botërore të demokracisë, në SHBA, është kthyer në një sport total. Por atje, krahas kësaj, shoqëria prodhon edhe ide, prodhon edhe alternativa. Rasti më i fundit është ai i Mamdanit, kryebashkiakut të sapozgjedhur të Nju Jorkut.

Por edhe një vend i vogël si Mali i Zi, disa herë, ka nxjerrë në skenë figura të reja që e kanë rivitalizuar skenën politike. Vetëm Shqipëria është e mbërthyer në skemën e ngurtë të dypartitizmit që u instalua pas rënies së komunizmit e që vazhdon edhe sot. Ajo që të trishton është fakti se edhe elitat që shpallen antikomuniste dhe që janë kundër socialistëve fshihen dhe mbrojnë një ish-komunist fanatik si Sali Berisha i cili jo vetëm që nuk mund të jetë më alternativa që mund të sjellë në pushtet popullin opozitar, por gjithnjë e më shumë po kthehet në një aleat të pashpallur të PS-së.

Shqipëria ka edhe një problem tjetër të madh që nuk e ka asnjë vend i rajonit. Në emër të luftës kundër korrupsionit dhe në emër të ndërtimit të një sistemi të ri të drjetësisë, socialistët e Edi Ramës mbështetën dhe përkrahën projektin amerikano-europian të shkatërrimit të sistemit të vjetër të drejtësisë dhe ndërtimit të një të riu. Lindi SPAK-u GJKKO-ja, ILD-ja, KLP-ja, etj. dhe gjyqtarët dhe prokurorët e vjetër iu nënshtruan vetingut, megjithëse Komisioni Venecias u shpreh se vetingu mund të shkatërronte sistemin sepse do të krijonte boshllëqe të mëdha. Gati gjashtë vjet pas krijimit, SPAK jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut, por ka shënuar edhe rekorde të shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut.

Rasti më tronditës është ai i ndalimit pa akuzë i njeriut më të votuar në Shqipëri, kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vetëm në Shqipëri ndodh që Gjykata Kushtetuese e njeh Veliajn si Kryetar Bashkie dhe SPAK vijon ta mbajë në burg pa akuzë. SPAK-u, gjithnjë e më shumë, po perceptohet si një mekanizëm ndëshkues i kapitalizmit shqiptar dhe tani ai ka dalë jashtë kontrollit. Shqipëria dhe shqiptarët të lodhur e të paaftë që ta ndryshojnë fatin politik të këtij vendi, janë kthyer në spektatorë dhe i ngjajnë gjithnjë e më shumë atij popullit që mbushte kinemanë KOSOVA në Tiranën e pasluftës ku bëheshin gjyqet popullore kundër bashkëpunëtrorëve të pushtuesve.

Mekanizmi që ka zgjedhur SPAK është pikërish ai: gjyq popullor, diskreditim publik dhe burgosje pa akuzë. Mbajtje në burg tej afateve dhe, siç vinte në dukje edhe raporti i fundit i BE-së, gjyqe të vonuara dhe asnjë dënim thelbësor. Mburrja me ndalimet e grupeve kriminale është një abuzim sepse SPAK nuk ka bërë tjetër vetëm se ka certefikuar akuzat dhe hetimet që kanë kryer kryesisht të huajt mbi grupet kriminale dhe agjencitë shqiptare të hetimit. Pavarësisht të gjitha këtyre.

Shqipëria e sotme ka bërë progres dhe kjo nuk mund të mohohet as nga skeptiku më i madh. Vetëm se këtë radhë po flasim për demokracinë si sistem që jemi mësuar ta shohim të bëhet funksional atëherë kur ka garë dhe kur gara zhvillohet mbi idetë dhe mbi programet. Deri tani demokracia shqiptare ka funksionuar vetëm për inerci. Të mos harrojmë globalizimin dhe përfshirjen e vendit tionë në familjen europiane. Aty sfidat nuk janë vetëm plotësimi në letër i grupkapitujve. Kur të vijë dita që të bëhemi pjesëtarë të familjes europiane, jeta jonë do të formalizohet më shumë dhe ekonomia do të vihet në shinat e kontrollit europian. Që sot do të duhet të përgatitemi që të jemi të aftë në tregun e madh global.

Mirëpo në një vend ku populli e ka humbur vetëdijen elektorale, ku ai nuk e çmon më pushtetin e tij sepse nuk është i përfaqësuar, në një vend si ky, Europa mund të jetë ëndërr në fillim, por kur të bëhet realitet do të na kushtojë shumë. Shihni për këtë se çfarë ndodh në Rumani apo Bullgari.

Next Post
Tronditëse/ Burgu famëkeq i Ekuadori kthehet në varrezë nga lufta mes bandave! 31 të dënuar të vrarë, 27 prej tyre të varur me litar..

Tronditëse/ Burgu famëkeq i Ekuadori kthehet në varrezë nga lufta mes bandave! 31 të dënuar të vrarë, 27 prej tyre të varur me litar..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In