• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Tiranë janë në dorë të PD

by Mero Baze
29/09/2025 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Problemi kryesor që i hapi shkarkimi i Veliajt opozitës ishte gjetja e një kandidati për Bashkinë e Tiranës. Por pas hedhjes së shortit në Gjykatën Kushtetuese, opozita ngjan më e qetë. 

Meqë çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese do ta relatojë gjyqtarja Sonila Bejtja, opozita ka në dorë së paku mekanizmin e kohës se kur do ta gjykojë. Ky është problem serioz pasi shkarkimi i gjeti në befasi dhe nuk gjejnë dot kandidat. 

Çdo opozitë normalisht gëzohet kur i vjen një sebep për zgjedhje, këta tanët u përleshën me njëri-tjetrin dhe filluan të zihen e shahen se si duhet të jetë kandidati përballë Manastirliut. 

Tani ky debat do fillojë të bjerë, pasi gjyqtarja e çështjes mund t’ua shtyjë çështjen aq sa kohë u duhet për ta gjetur një kandidat të ri. Kur ta gjejnë mund ta njoftojnë dhe ajo fillon gjyqin. 

Vendimi i gjyqit nuk ka rëndësi as për Veliaj. Varet si i duhet PD-së. Vetë Veliajt nuk i intereson nëse shkarkohet nga Gjykata apo jo, por i intereson të bëhet gjyqi sa më shpejt që ta çojë në Strasburg. Çfarëdo vendimi që të marrë gjykata, përveç vonesës në kohë, ai e ka në favor. 

Duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ai përveçse certifikon parregullsitë në procesin ndaj tij, forcon edhe garancitë juridike për çdo kryebashkiak nëse gjendet në pozita të tilla, duke krijuar një standard verifikimi gjyqësor të procedurës. 

Veliaj nuk e ka problemin pse e shkarkoi PS, por pse është paraburgosur me akuza të montuara dhe akoma më keq, pse janë inskenuar dëshmitarë të rremë edhe kundrejt pagesave nga politikanë dhe media të PD-së, që do të turpërohen kur të bëhen publike. Shkarkimi nga PS është pasojë e një ndërhyrjeje brutale të drejtësisë në politikë, që tani më shumë se sa për Veliaj duket se ka qenë për postin e kryetarit të Bashkisë. 

Socialistët janë të shqetësuar për cilësinë e vendimit të Gjykatës, por dhe për kohën kur e merr. Edhe atyre u intereson që kjo çështje të mbyllet shpejt, pasi Tiranës i duhet një kryebashkiak i ri. Natyrisht atyre u intereson edhe që gjykata ta çertifikojë shkarkimin, ndryshe nuk ja vlejti beteja. Por kjo varet se sa e lirë është Gjykata Kushtetuese të marrë vendime si e pavarur. 

Ka pak gjasa që Gjykata Kushtetuese, siç ka dëshmuar në disa votime të fundit, të tregohet e pavarur nga SPAK. Vetëm nëse u ikën frika meqë po largohet Dumani. Ata kanë provuar se i kanë kthyer vendimet gjatë rrugës nga presionet e SPAK-ut apo ndërhyrjeve politike. 

Ndaj dhe në këtë rast, nuk do të jetë betejë për drejtësi, por betejë politike në Gjykatë Kushtetuese. Nëse PD nuk gjen dot kandidat dhe i hapen telashe nga zgjedhjet, mos u çudisni që të lënë në postin e kryetarit Veliajn. Nëse e kanë gjetur, mund ta shkarkojnë. Ose nëse kanë shpresë se mund ta gjejnë rrugës, mund ta shtyjnë dhe pak vendimin për nga pranvera. 

Kështu që mos hidhni bast se kur do bëhen zgjedhjet në Tiranë. Nëse PD e gjenë shpejt kandidatin, mund të bëhen që në vjeshtë. Nëse nuk e gjejnë, mund të bëhen në pranverë. Nëse nuk gjejnë fare, mbetet Veliaj nga burgu deri më 2027. 

 

Next Post
“Më verbove, më hodhe në kanal”/ Dinamika e plotë e vrasjes së Eduardo Sarchit, autori u konfliktua me Gazmend Braçin, arsyeja pse..

“Më verbove, më hodhe në kanal”/ Dinamika e plotë e vrasjes së Eduardo Sarchit, autori u konfliktua me Gazmend Braçin, arsyeja pse..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026

A e ekspozoi SPAK së tepërmi SHISH-in?

September 28, 2026
Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com